E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama nga spitali: Qeveria vret për të qëndruar në këmbë

 “Jam pa fjalë përballë pamjeve të këtij spitali sot. Jam pa fjalë përballë provës së fortë me jetë të humbura të një Shqipërie që është marrë peng, të një regjimi kusarie dhe matrapazllëku që sot kërkoi të dëshmonte se është gati edhe të vrasë për të qëndruar në këmbë”, theksoi Rama.

Sipas tij, “ky është një vend njerëzish plot energji për ëndrrën dhe shpresat që kërkojnë Evropën këtu dhe që këtu janë me të drejtën e Zotit, të drejtën që u jep Kushtetuta dhe ligjet e shkruara, por që ndihen në një udhëkryq dramatik. Një Shqipëri e dhunuar nga kusarë që kërkojnë të quhen qeveria e këtij vendi, por që nuk janë në gjendje të përballen me asnjë sfidë dhe me asnjë detyrim që ka një qeveri e një vendi normal. Kjo është dilema mes një Shqipërie të lirë”.

I pyetur për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren, kreu socialist uroi që Berisha të përdorë arsyen në këtë moment dramatik. “Unë dua që edhe një herë tjetër nga thellësia e zemrës t'i uroj Saliut të gjejë dritën e syve dhe arsyes, sepse kjo dhunë nuk ka asnjë gjasë të nënshtrojë këtë vend. Dhe duke uruar këtë, i lutem Zotit që t’i ndriçojë rrugën e arsyes njeriut që sot mori përsipër një përgjegjësi kolosale bashkë me qeverinë e tij, që të provokojë deri në fund njerëzit që protestuan thjesht me pankarta në dorë”, vijoi ai. /S.Ll/Start

                                                                                             2011-01-21 18:37
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›