Shënim: Tirana në gjendje shoku!
Gjithandej shfaqej një gjendje frike dhe ankthi dhe rrallë shihje ndokënd që të mos fliste për protestat e dhunshme që zhvillohen tutje në bulevardin qendror të kryeqytetit.
Madje, në orët e pasdites ishte e vështirë të gjeje edhe farmaci hapur, teksa rrugëve lëviznin shumë pak njerëz sikur e kishin braktisur qytetin. “Aman biri im se e kemi vuajtur këtë situatë njëherë”, tha një grua e moshuar në rrugë, teksa kujtoi vitin tragjik të 1997-s.
Të njëjtin shqetësime shprehu edhe një farmaciste teksa po mbyllte farmacinë ku zakonisht punonte deri në orët e vona të darkës. Tirana i ngjan një qyteti të hutuar, teksa politika edhe një herë vendosi të përsëriste mëkatet e saj të së shkuarës.
Askush nuk dëshiron dhunë; askush nuk dëshiron viktima; dhe askush nuk dëshiron të shohë se si politika grindet dhe ndërmerr veprime të dhunshme. Kjo është një ditë e zezë për vendin tonë dhe përgjegjësitë për këtë duket se do të mbeten pa autor. /S.Lleshi/Start/
2011-01-21 17:02