E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna, Topi: Politika t’i rikthehet urgjentisht dialogut

 Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi!

“U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjtje e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”, thuhet në reagimin nga zyra e shtypit e Presidencës.

 Presidenti Topi u “bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!”

                                                                                             2011-01-21 16:37
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›