Rama, njeriu anti-marrëveshje
Njeriu i nomenklaturës komuniste e ka mbështetur karrierën e vet te destabilizimi. Ai s’u qëndron dot marrëveshjeve që ndihmojnë vendin të demokratizohet dhe të integrohet në BE. Njeriu i 21 janarit dhe i mospranimit të humbjes në zgjedhje, dje ka gjetur një alibi tjetër për të kërcënuar me prishjen e konsensusit politik. Jo vetëm ndërkombëtarët, por edhe vëzhguesit e politikës vendase po humbasin durimin me një lojtar politik që ka marrë nofkën “njeriu anti-marrëveshje”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e shfrytëzoi debatin për zëvendësimin e Rudina Seserit, për të artikuluar kërcënimin e tij, për prishjen e marrëveshjes së integrimit me mazhorancën.
Njeriu i nomenklaturës komuniste e ka mbështetur karrierën e vet te destabilizimi. Ai s’u qëndron dot marrëveshjeve që ndihmojnë vendin të demokratizohet dhe të integrohet në BE.
Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Edi Rama akuzoi dje mazhorancën se po mban peng mandatin e deputetit të PS-së dhe sipas tij në Kuvend po ndodh një goditje antidemokratike ndaj opozitës, pasi po tentohet të vidhet mandati i deputetit socialist.
“Jemi të shqetësuar për një tjetër goditje antidemokratike ndaj opozitës në Kuvend, ku nën udhëheqjen e spikeres së Kuvendit, po orkestrohet tentativa e një tjetër krimi elektoral për bllokimin në pafundësi, me qëllim final vjedhjen e një mandati deputeti opozitar”, deklaroi kryetari i PS-së.
“Për muaj me radhë ne kemi kërkuar që kjo çështje e qartë si drita e diellit, nga ana kushtetuese dhe ligjore, të zgjidhet përmes arsyes, por askush nuk duhet të mendojë se duke bllokuar rrugën e arsyes do të imponojë një tjetër vjedhje votash ditën për diell, me procedura si ato të 8 majit në Tiranë, këtë herë në sallën e Kuvendit”, tha ai.
Njeriu i 21 janarit dhe i mospranimit të humbjes në zgjedhje, dje ka gjetur një alibi tjetër për të kërcënuar me prishjen e konsensusit politik.
Në vijim të deklaratës së tij për këtë argument, Edi Rama lëshoi edhe kërcënimin për prishjen e marrëveshjes së integrimit me mazhorancën.
“Apeli im për kryeministrin është të heqë dorë menjëherë nga mandati i deputetit socialist për të mos hapur një andrallë të re dhe shumë të madhe për funksionimin e parlamentit, në një kohë kur të gjithë duhet të bëjmë çmos për të marrë statusin e kandidatit në BE. Sigurisht, ne nuk do presim sa kemi pritur, por ende duhet të shpresojmë se ky problem nuk do kthehet në një krizë të re politike”, theksoi Rama.
Me qëndrimin e djeshëm të tij, Edi Rama ka demonstruar në mënyrë të përsëritur tendencën e kthimit te politika bllokuese. Me këtë sjellje të tij, jo vetëm ndërkombëtarët, por edhe vëzhguesit e politikës vendase po humbasin durimin me një lojtar politik që ka marrë nofkën “njeriu anti-marrëveshje”.