Fokus/5 mite rreth politikës së jashtme të Obamës
Fushata e Barack Obamës mbi politikën e jashtme kishte një pikëpamje prej vizionari. Ai u zotua të riparoi “urën” qё i lidh me botën myslimane, tё ndёrmarrë hapa nё parandalimin e varfërisë globale, të rrëzojё diktatorë tё ndryshëm, tё frenojё ngrohjen globale dhe të punojë drejt eliminimit tё armeve bërthamore nё mbare botёn. Por, pasi arriti në Zyrën Ovale, pragmatizmi e kishte fituar “betejën”, duke e bërë presidentin tё hezitonte, duke reaguar mё shumё si një realist sesa një idealist. Nё momentin kur Obama kërkon tё rizgjidhet, i cili ёshtё në një moment sfidash të mëdha në skenën globale, le të mbështetemi tek disa mite në lidhje me sukseset dhe dështimet e tij.
1.Obama po “udhëheq pas kuintave”
Kjo frazë, bёri tё famshëm një artikull tё New Yorker” tё vitit 2011” nga Ryan Lizza, i cili i atribuohet një anëtari anonim tё stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili shpjegon “trajtimin” e operacionit ndërkombëtar në Libi nga administrata Obama. "Udhëheqja pas kuintave" së shpejti u bë një stenografi e “kërkuar”, pra e përqendruar nё qëndrimin e supozuar të Obamës kundrejt politikën sё jashtme. Fakt apo trillim? Një koleksion nga “Pikëpamjet” e serive mё tё famshme “Pese Mitet”. Por, në pjesën kur presidenti “vepron pas kuintave" është kryesisht pjesa ku interesat amerikane janë dytësore si: Revolucioni i Egjiptit, ku roli i Uashingtonit nuk ishte shumë i madh, vetem nëse delegonte aleatët lokale. Nëse i referohemi revolucionit tё Libisë, rrjedha e situatës me naftën preku drejtpërsëdrejti Evropën, ndërsa nuk pati asnjë rrezik nё interesat jetike tё SHBA-sё. Marrja e drejtimit tё mbrojtjes ajrore libiane nga forcat britanike dhe franceze, menjëherë pas shtypjes fillestare udhëhequr nga SHBA, ishte një nga vendimet mё tё rëndësishme qё ka ndërmarre Evropa dhe rezultati ishte një përmbysje e lehtё e me kosto tё ulet tё këtij regjimi diktatorial. Kur interesat e Amerikës ishin në radhёt e para dhe Shtetet e Bashkuara patёn fuqinë për të bërë diçka, atëherë Obama ka reaguar me vendosmëri. Kjo është mёse e vërtetë duke përshirë këtu fushatën kundër al-Kaedës, dhe rritjen e fokusit të administratës në Azi gjatë 18 muajve të fundit; i projektuar për të siguruar aleatët rajonale dhe për ti rikujtuar Kinës interesat amerikane kundrejt “fqinjëve” te saj.
2. Obama kërkon falje nё emër tё Amerikës
Kjo akuzë është një refren i “famshëm” i gjurmëve primare presidenciale(GOP). Ajo e ka origjinën nё fushatën e vitit 2008, në tendencën e Obamës, që në atë kohë tingëllonte sikur ai fajësonte politikat e Presidentit George W. Bush si edhe liderët iranianë, dhe ato tё Koresë së Veriut për prishjen e marrëdhënieve me Amerikën. Kritikët kanë cituar gjithashtu fjalimin e presidentit në qershor tё vitit 2009 në Kajro, duke adresuar marrëdhëniet amerikane me botën islame, si një tjetër shembull shfajësimi. Ndërsa, ka mjaft për të debatuar rreth politikës sё jashtme tё Obamës, pra ky pretendim nuk është dhe aq i vlefshëm. Për çdo fjalim, si ai i Kajros, për tё pranuar gabimet e kaluara, kanё ekzistuar edhe fjalime tё tjera - të tilla si ajo në Oslo po atë vit, kur ai pranoi Çmimin Nobel për Paqe, ku Obama i ka kujtuar botës se përgjegjësia e tij kryesore është mbrojtja e popullin amerikan dhe pa u shfajësuar do tё urdhëronte forcat ushtarake tё vendit tё hidheshin nё sulm. Fjalimi i tij ne Kajro ishte mё shumё si një njohje e gabimeve tё bëra nga të gjitha anët, sesa një falje nё emër tё Amerikës. Ky trajtim i situatës u bazua dhe rezultoi nё mbrojtjen e vlerave interesave amerikane, tё cilat ishin në qendër të fjalimit dhe gjithnjë e me imponuese (bindëse).
3. Obama ka përmirësuar dukshëm pozitën e Amerikës në botën myslimane
Pavarësisht fjalimit tё Kajros, arritjeve në Indonezi, përpjekjeve të tij për të ushtruar presion Izraelit rreth ngrirjeve marrëveshjeve dhe nё tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, Obama hyn fuqishëm në fushatën e re, me njё popullaritet tё fituar vetё (dhe atë tё Shteteve të Bashkuara) në bota e gjerë islame por i “zhytur” nё nivele të ngjashme me ato të presidencës së George W. Bush. Një numër i konsiderueshëm faktorësh kanë kontribuar nё raste tё tilla si: Dështimi për të mbyllur burgun amerikan në Guantanamo Bay, Kubë dhe nё dështimin nё përdorimin e sulmeve tё telekomanduara kundër objektivave tё al-Kaidës. Pjesë e problemit, ishte edhe trajtimi i “çalë” i Obamës kundrejt Izraelit, i cili mbështetej mbi “nderet” me botën arabe duke distancuar Shtetet e Bashkuara nga Izraeli. Por, atë qё arabët pikësynonin dhe kërkonin nga Obama, ishte përdorimi i ndikimit tё SHBA-ve për të arritur lëshime domethënëse nga Izraeli. Propozimi i një shteti palestinez Kombeve tё Bashkuara, vetëm një vit pas premtimit për ta votuar këtë propozimin ishte për të ardhur keq. Strategjia e tij thjesht nuk funksionoi.
4. Obama është e kundërta e Xhorxh W. Bush
Kush do të kishte imagjinuar ketë? Pas fushatës sё Obamës nё vitit 2008, në të cilën ai e quajti si tё turpshme strategjinë e Bush-Cheney mbi politikën e jashtme, në disa fronte dallimet me paraardhësit e tij kanë qenë modeste. Së pari, ai mbajti sekretarin e mbrojtjes, tё Bushit, Robert Gates - një gjë e ndodhur për here tё parё, kur një president i një partie tjetër merr pushtetin. Ai nuk gjeti asnjë mënyrë të shpejtë, tё ngadalte apo një rruge graduale për të mbyllur burgun e Guantanamos. Duke kujtuar premtimin e dhënё gjatë fushatës së tij për të lënë Irakun brenda 16 muajve, Obama i mbajti forcat amerikane atje edhe për tre vjet dhe la një afat kohor të negociuar nga Bush dhe kryeministri irakian Nuri al-Maliki. Pas përpjekjeve të tij, për t’i dhënë një dorë atyre që zgjasin dorën për ndihmё (siç u shpreh ai në fjalimin e tij inaugurues) dështoi me Iranin dhe Korenë e Veriut, si kundërpërgjigje Obama shtrëngoi edhe mё shumё sanksionet ndërkombëtare në mënyrë edhe më efektive se Bushi. Në Kinë dhe Indi ai ka vazhduar me trajtimet e pare tё angazhimit, pa bërë asnjë lëvizje radikale. Edhe pёrsa i përket "Agjendës sё lirisë" të Bushit, Obama i filloj angazhimet si një skeptik, por nё vijim ndryshoi duke mbështetur kërkesat për zgjedhje të lira dhe qeveri të përgjegjshme në të gjithë botën arabe.
5. Obama është në gatishmëri nё kohёn kur Irani kërkon tё përvetësojë armё bërthamore
Kjo akuzë e përsëritur nga disa kandidatë republikanë injoron përparimin e rëndësishëm qё Obama ka bërë në organizimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër Iranit, nё lidhje me posedimin e armëve bërthamore, duke përfshirë këtu edhe miratimin e një rezolutё të Këshillit të Sigurimit të OKB-se, nё imponimin e sanksione të ashpra ndaj Iranit. Pavarësisht presioneve dhe sanksioneve tё ndryshme mosbindja e regjimit iranian vazhdon në përfaqësimin e Drejtuesit tё lartё Ayatollah Ali Khamene, duke e bёrё Obamën tё reagojё duke ashpërsuar retorikën e tij, gjithashtu, duke deklaruar se ai nuk do të lejojë që Irani të posedojё armë bërthamore. Dhe ndërsa ai ka theksuar se "të gjitha opsionet janë në tavolinë", ai ka tërhequr një nga opsionet:kontrollin. Kjo do të thotë se trajtimi dhe angazhimi i Obamës do tё funksionojё kёshtu: Ose Irani tё heqë dorë nga aspiratat e tij për posedimin e armёve bërthamore përmes negociatave, ose Shtetet e Bashkuara do të përdorin forcën parandaluese për të shkatërruar aftësitë e tij bërthamore. Dhe ky do tё jetё një kapitullim i rёndё.
*Marrë nga rubrika e njohur “5 mite”e gazetës prestigjioze amerikane. Autorët e studimit janë Martin S. Indyk, Kenneth G. Lieberthal dhe Michael E. O’Hanlon