Rama, nuk festoi dot per vizat Basir Collaku
Pak muaj me pare ne nje nga vizitat per te uruar ne nje feste fetare ne Shkoder, kryeministri Sali Berisha iu pergjigj Blendi Klosit, njerit prej deputeteve socialiste qe si pershendetje kerkonte hapjen e kutive, me fjaline e shkurter: “Zoti ju hapte kutine e mendjes”. Kjo oferte gjysmelutje eshte per t’u kujtuar perseri kur ve re se veprimet, aksionet politike te Partise Socialiste e kane deformuar qendrimin e saj ne funksion te nje njeriu te vetem e aspak te mijera votuesve qe mund te ndjehen te habitur fort me ngjarjet socialiste te lidershipit. Dhe per te mos iu shmangur te vertetes ve re se energjite maksimale te opozites, ose me sakte te kryetarit te saj jane perqendruar kunder Shqiperise, ne nje nga format me te pakuptimta e te habitshme njeheresh. Kreu i Partive Popullore Evropiane, Jozeph Daul, beri te ditur edhe ate pak hamendje qe na mundonte per te merkuren e Strasburgut ne darken te “Crocodile” duke na dhene mesazhin se sa frike eshte per shqiptaret urrejtja qe ka Edi Rama po per shqiptaret.
Perse u dashka thene se lideri socialist uron nate e dite qe te djege jorganin per nje plesht??? Nuk ka te beje aspak me higjiene leksikore fakti qe Edi Rama ka angazhuar tere arsenalin e tij te lobingut per te zmbrapsur vendimet pro vendit te tij, qe ata te presin edhe pak vjet meqe priten te paret e tij gjysme shekulli. Ky racizem politik i Rames, bluan patologji aspak te shendetshme dhe nderkombetaret kane folur pa u matur fort per taktin sepse jane befasuar me cfare kane pare, degjuar, por edhe perballur ne keto muaj proteste, lufte dhe dhune per pushtet te opozites shqiptare. Daul, tha se Rama e te tijte nuk kane qene aspak te interesuar per marreveshje, por ashtu si shtoi nje tjeter eurodeputet lobing kunder Shqiperise. Frika e kryebashkiakut e ka shtyre ate ne gabime qe realisht do te kene kosto ne garat e tjera elektorale te muajve te ardhshem duke e kujtuar ate si shembullin e politikanit qe loboi, u perpoq me mjete politike ndoshta dhe financiare??? E gjithe kjo per te mundesuar mosmarrje te vendimit te liberalizmit te vizave sepse merita u shkon ne llogari demokrateve. Kjo histeri e dehu drejtuesin e pushtetit vendor vetem disa ore, pasi parlamenti Evropian me qartesi te padiskutueshme votoi rezoluten e cila hapte rrugen e pakthim te liberalizimit ne vjeshten e ketij viti duke perkuar perputhshmerish me premtimin e kryeministrit Sali Berisha. Duhet pyetur fundja nese Partia Socialiste eshte shqiptare dhe ketu nuk luhet per nderrim pushtetesh por per liberalizim vizash, anetaresim, perfitim te nje kombi, e miliona qytetareve pa dallueshmeri politike. Kete dyshim e ngre vetem kryetari i saj me vepren politike apo misionare dhe jo pjesa me e madhe e partise qe e pafuqishme nuk perfaqesohet nga “sunduesi” lejendertues. Ne nuk mund te presim qe Rama, te behet kryeminister e me pas te behet deti “kos” sepse kjo mund te ndodhe pas 50 vitesh dhe nuk sherben per asnje nga votuesit e sotem pro e kunder Rames, Berishes, PD-se dhe PS-se.
Nuk do te kete liberalizim vizash, nuk do te kete vendim per Shqiperine, jemi prapa Bosnjes, jemi prapa Malit te Zi, jemi prapa kujtdo, per sa kohe Rama nuk na qeveriska??? Ky slogan tere genjeshter lexohej nga Rama me dhjetera here ne dite duke u shumefishuar nga 90 per qind e medias qe kryebashkiaku ende ka nen kontrollin e tij miqesor apo ndoshta edhe financiar. Nga koha e cadrave socialistet perserisin edhe sot refrenin se Strasburgu, ka pasur gati nje draft te cilin Rama e paska pranuar kurse Berisha jo. Kjo genjeshter e fabrikes roze nen drejtimin e Rames u mbajt aq sa Daul, nje nder organizatoret e darkes ku gjoja qenkerka shkruar drafti ne Strasburg tha hapur se ka pasur bisedime te gjata por asnje draft. Genjeshtra kembeshkurter nuk ngjiti me shume se ne oborrin e Bashkise ku po shkurtohen oret e pushtetit te zyrtarit lokal Edi Rama. Respekt te plote te Kushtetutes jane lodhur se theni parlamentaret evropiane, ndonese tek tuk lobuesit “miq” te Rames kane dashur te shtyjne e tentojne te plotesojne deshiren e pashprese te Rames. Eshte teper ajo qe ka bere Berisha, thane deputetet evropiane, ne veshtire se do e kishim bere, ate qe opozita ka mazhorancen ne nje komision hetimor per te hetuar pretendimet e saj per zgjedhjet e qershorit te vitit te kaluar. Por, leshimet e mazhorances u bene per te miren e mazhorances se vendit, e jo shumices politike qe qeveris. Fundja koalicioni qeverises vepron ne dobi te votuesve, te gjithe qytetareve, e kjo kerkon sakrifica qe kapercejne castet politike sado perfitim te kene. Ne ethet e vuajtjes se shkaktuar nga votimi rezolutes kryetari socialist Edi Rama, tha se nuk ka asnje feste duke deshmuar fort kundershtine e tij per ate qe sjell rezoluta, levizjen e lire te shqiptareve vetem pas dy apo tre muajsh. Rama nuk mundet te festoje bashke me shqiptaret, sepse ai feston gjithnje me vete e ne shumicen e rasteve ne Peze. Genjeshtrat nuk mbarohen kur nuk e ke seriozisht dhe kjo po demton partine Socialiste duke e shenuar renien per zgjedhjet lokale, ne fazen ku Rama ben presion deshperimisht, pa pasur merak se genjeshtrat behen diten per diell. Mbetur rrethuar ne zyre vetem shkruan letra neper kancelari, ambasada, institucione, duke e kthyer veten ne nje sekretar qe prêt e percjell letra, por me ndryshimin se letrave te tij nuk u pergjigjet askush. Mbase permbajtja nuk eshte e denje per te marre pergjigje, sepse qeverisja evropiane ka premtuar tu pergjigjet interesave te qytetareve, interesa te cilat ne kete vit te gjate ata nuk i shohin ne letrat e shumta te kryebashkiakut te Tiranes. Letershkruesi keqlexon mesazhin e rezolutes duke theksuar se kriza sipas tij zgjidhet me transparence ose me protesta. Kjo genjeshter ne hell apo qiqer ne hell e Rames nuk shkon tashme kur mjetet e komunikimit e informimin ofrojne lajmin ne pak minuta duke nxjerre ate lobin te jashtezakonshem te tij kunder vizave, kunder marrjes se statusit kandidat potencial per ne BE. Nderkombetaret, OSCE dhe ODHIR, kane nisur tryezat qe te behen ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, pra BE ka nisur zyrtarisht te flase per zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem, ndersa ora e Rames ka mbetur ne qershorin e 2009. Ai po mendon te protestoje. Mendja e tij e mbrapshte prodhon dhune ndaj institucioneve, tani nuk ka shteg tjeter vetem te vazhdoje protesten ne piken ku e braktisi prane ambasadave qe te tentoje kokrrizen e fundit te gurit te fundit per te penguar Liberalizmin. Rama foli genjeshtren e fundit. Ne Rezoluten qe i thote “Po” Shqiperise, ai nuk gjen asnje arsye per te festuar. Madje dhe vizat qe jane PO-ja e madhe e kesaj rezolute, vendimi shumepritur nga miliona shqiptar, qe ndodh pas gjysme shekulli nuk behet arsye feste per banorin e Pezes qe jeton ne Muze dhe ka mbetur larg ne daten e lindjes se kesaj banese. Politikisht pushtetari lokal duhet nxjerre nga Muzeu, socialistet kane nevoje per nje kryetar bashkekohor e jo antik per garat qe i presin. Ne kalendarin e Rames, festat kane tjeter mision dhe permbajtje. E shkuara nuk e ka lene te lire qe te festoje te ardhmen. Ndaj duhet te dale nga muzeu.