E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia gjendet midis vendeve me atraktive ne bote per te terhequr investitoret e huaj Nga Christina Cheddar Berk*

Nje nder kompanite me te njohura te konsulences ekonomike ne Bote, A.T. Kearney kryen nje studim vjetor mbi mundesite e investimeve dhe tregjet ne fushen e biznesit Retail, dhe llogarit indeksin global te zhvillimit te ketyre tregjeve (GRDI), duke perdorur 25 tregues makroekonomike dhe ekonomike. Ketij studimi i ka bere jehone keto dite dhe CNBC. Shqiperia hyn per here te pare ne harten e ketij studimi, me performancen e saj ekonomike dhe menjehere renditet mes 30 vendeve te para, duke zene pozicionin e 12-te me GRDI 51.1. Ne kete menyre, Shqiperia kalon vende si Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnja ne nje klasifikim ku vendet e para mbahen nga tregje gjigante si Kina, India, Brazili etj. Ajo renditet ne kete vend per nga rezultatet e arritura per sa i perket lehtesise se hyrjes ne tregjet e saj dhe te berit biznes, terheqja si treg i ri dhe i garantuar dhe risku i ulet e te berit biznes.
Sipas ketij studimi ndersa Rusia ka zbritur nga vendi i dyte ne ate te 10-te, duke hapur rruge per vendet e Evropes Lindore. Nderkohe vendet e Ballkanit, me te paren Shqiperine, pasuar nga Bosnje-Hercegovina, e renditur vetem ne vendin e 29-te me GRDI 39.1, Bullgaria e 19-ta me GRDI 46.5 dhe Maqedonia e 20-ta me GRDI me 45.6 jane ngjitur shume ne klasifikim.
Kjo per faktin qe dhe pse vende te vogla, kane pasur nje zhvillim ekonomik te pershpejtuar ne saje te reformave ekonomike. Nje pjese e mire e dyqaneve te biznesit me shumice dhe pakice jane shtrire ne keto vende dhe nga intervistat e Drejtoreve Ekzekutive te kompanive te medha, ato rezultojne te mos jene thjesht nje mundesi dhe nje vend i pelqyeshem per investimet e tyre por tashme kane hyre ne hartat e investimeve te tyre si nje domosdoshmeri.
Ne kete studim, kur analizohet Shqiperia, mes te tjerave thuhet qe Shqiperia eshte nje treg i vogel me nje kendveshtrim shume pozitiv lidhur per biznesin dhe nje treg i ri akoma i pashfrytezuar. Parashikohet qe rritja e GDP ne Shqiperi te vazhdoje me ritme te shpejta dhe me 2014, thuhet ne raport, GDP reale pritet te rritet me 30%, gje qe e ben kete vend te konsiderohet shume pozitivisht dhe ne perspektive.
Ky studim teresor global konfirmohet edhe nje here nga nje studim i kryer nga Dhoma Gjermane e Tregtise me te vendet e huaja, ne lidhje me qendrimin e investitoreve gjermane te cilet kane investuar jashte Gjermanise, rezulton qe te pyetur nese do te investonin perseri ne vendet ku ata jane prezente, pergjigja per Shqiperine eshte 86% Po, nder treguesit me te larte ne rajon dhe ekonomite ne zhvillim. Ky tregues eshte me i larte se ne vende si Rumania me 81%, Hungaria me 80%, Cekia me 79 % dhe Letonia me 81 per qind.
*Editore e lajmeve CNBC

Plazhet e Himares, perlat e Rivieres shqiptare
"Shqiperia, Perla e fshehte e Ballkanit". Keshtu eshte cilesuar vendi yne nga mediat e huaja dhe kjo jo pa arsye. Per kedo qe deshiron te kaloje pushimet ne det apo ne mal, Riviera shqiptare ofrohet me bukurite e saj magjepsese duke gershetuar me se miri klimen malore me ate detare. Himara. Bukuria e detit, pastertia dhe ambienti relaksues, jane nga elementet qe e bejne plazhin e saj akoma me terheqes. Kete vit, pushuesit do te kene tashme mundesine te frekuentojne lirshem kete zone te mrekullueshme, me gjiret dhe plazhe ku uji i kristalte merr te gjitha nuancat e ngjyres se gjelber, sepse te gjitha rruget jane te asfaltuara. Nese deri dje infrastruktura problematike paraqiste pengesa te shumta per zhvillimin e turizmit ne keto vende, tashme rruget qe lidhin aksin kombetar me bregdetin, jane permiresuar teresisht. Himara eshte kthyer tashme ne nje destinacion te preferuar edhe per pushuesit kosovare, te cilet deri dje zgjidhnin kryesisht plazhet e Durresit, Shengjinit e Velipojes. Te huajt gjithashtu e kane bere Himaren, ndalesen kryesore te pushimeve ne Shqiperi. Persa u perket cmimeve, per pushuesit shqiptare e ata nga Kosova, mbeten pak te kripura. Tradicionalisht Himara i ndryshon cmimet ne daten 1 korrik te cdo viti, ku nje dhome hoteli, varjon nga 50 deri ne 80 euro, ne varesi te komoditetit, vendndodhjes, pamjes dhe kohes kur do te pushosh. Ndersa ne bare, restorante e disko buze detit, nuk kane ndryshuar, ne krahasim me vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›