E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj rikthen nismën “Nano ik”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i G99, Erion Veliaj reagon pas deklaratës së ish-kreut të PS-së Fatos Nano dhënë dy ditë më parë në një emision televiziv. Veliaj e quajti deklaratën e Nanos, një gërmadhë morale. “Ajo që ndodhi dje është që pamë që Fatos Nano vizitoi sërish Shqipërinë. Në këto katër vjet Shqipëria është vizituar më shumë nga kryeministra italianë sesa nga ish-kryeministri i saj. Ajo që pamë dje ishte qesharake dhe ishte një fyerje ndaj të rinjve shqiptarë, të cilëve sërish ju ofrohet e njëjta gjellë politike të cilën e kanë gatuar këta politikanë dhe me të cilën jemi ushqyer këto 18 vitet e fundit. Ajo që ndodhi është që fantazma e politikës së vjetër e quajtur Fatos Nano e vizitoi Shqipërinë në një moment kritik”, - u shpreh Veliaj. Sipas tij Nano rëndom, se herë që i mbarojnë paratë vjen dhe vihet në shërbim të Sali Berishës. “Rruga Durrës-Kukës shpesh herë financon dhe rrugët Tiranë-Vjenë dhe sa herë që zoti Berisha është i dëshpëruar dhe ndjen fundin e tij të mjerë thërret në ndihmë kamerdaren e tij të preferuar të shpëtimit, Fatos Nano. Sërish këtu ka një lajm të mirë: sa herë që zoti Fatos Nano ofrohet ti shërbejë Sali Berishës, ky i fundit humbet”, - shtoi më tej Veliaj.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›