Dr. Laurant Bica nxjerr nga arkivat e Stambollit çështjen çame tek Frashërit
Autori i Lajmit: red.
Botimi
“Naimi në Kostandinopojë”, të panjohurat e jetës së rilindasit
“Naimi në Kostandinopojë”. Kështu titullohet botimi në dy vëllime i autorit Laurant Bica, Doktor i Shkencave Filozofike. Autori ka gërmuar për një kohë të gjatë sa në terrenin e viseve shqiptare, po aq edhe në arkivat e bibliotekave, brenda vendit e sidomos në Stamboll. Ky studim është një hallkë e fortë në zinxhirin e gjatë të kërkimeve për figura të historisë e të Rilindjes sonë Kombëtare. Duke trajtuar në dimensione, të panjohura deri në fund, figurën e Naimit, dr.Bica ka pasuruar edhe të dhënat për figura të tjera kombëtare me të cilat Naimi kishte miqësi, korrespondencë dhe veprimtari të përbashkët si Hasan Tahsini, Gjerasim Qiriazi, Kristo Luarasi, Petro Nini Luarasi, Rauf Leskoviku etj. Naimi paraqitet në dritën e përpjekjeve me karakter politik, ndërthurur me veprimtarinë e tij letrare dhe vjen në një optikë të shumëfishtë, jo vetëm nhga këndshikimi vendas, por edhe i hulumtuesve të huaj turq, persë e grekë. Autori ka përfituar shumë edhe nga bisedat me albanologë të huaj amerikanë, francezë, japonezë. Libri sjell më shumë informacion për Naimin, që pak e njohim si nëpunës të shtetit osman në Ministrinë e Arsimit për censurën. Ky botim skrupuloz ndriçon nëpërmjet figurës dhe aktivitetit të rilindasit, aspekte të historisë sonë kombëtare që dremisnin në arkiva dhe qëndronin të kyçura në mendjet e njerëzve, që i kanë jetuar pa patur mundësi t i transmetojnë.
Bibliotekat e Stambollit
Gojëdhana çame na sjell fakte të veprimtarisë së vëllezërve Frashëri në Çamëri, gjë që në literaturën historio-gjeografike për të tre bashkërisht nuk e ndeshim. Studiuesi Dr. Laurant Bica sjell rrëfimet e gjalla të dëshmitarëve të fundit., njëra prej tyre, Bide Çeço, që rrojti rreth 120- vjet dhe vdiq aty nga viti 1980. Vëllezërit Frashëri kanë qenë të tre në shtëpinë e Çeçajve në qytetin e Filatit. Kjo “relikte e gjallë” deri në kohët tona nga koha e Rilindjes Kombëtare, kujtonte ardhjen e tyre, bisedat me të zotët e shtëpisë për çështjen atdhetare etj. Plakës i kujtoheshin sikur t i kish përpara Abdyli me flokët e tij të dredhur, Samiu fjalëpakë e me vështrim të menduar. Ndërsa për Naimin mbante mend porosinë e Abdylit, dhënë grave të shtëpisë që t i jepnin një enë të veçantë për të ngrënë dhe rrobat e shtresat që t i vinin për të fjetur, t i digjnin më pas, sepse ai vuante nga tuberkulozi, sëmundje e pashëruesh me në atë kohë. Një informacion të ngjashëm, studiuesi Laurant Bica ka marrë edhe nga goja e Hane Zenelit (Fetahu), që rron edhe sot.
Abdyli: Epiri është Shqipëri. Lexoni lashtësinë”
Abdyli ka një veprimtari të dendur për Çamërinë. Në krye të memorandumeve mbarëshqiptare, të drejturara Fuqive të Mëdha, ku ngrihej me forcë çështja çame, figuronte emri i tij. Në bisedimet e zhvilluara me qarqet greke në vitet 1877-1878, ai nuk bëri asnjë hap prapa për mbrojtjen e interesave kombëtare në Vilajetin e Janinës në çamëri. Nuk lejoi në bisedimet me përfaqësuesit grekë E. Mavromati dhe S. Skulidhi të prekej qoftë edhe një centimetër e drejta çame. Se sa me zjarr e mbron çështjen e trevave tona të Jugut, që pretendonte Greqia, e tregon përmbajtja e vetë memorandumit dërguar Fuqive të Mëdha, pas një udhëtimi diplomatik në Europë. “... Dihet se populli shqiptar është më i vjetër se populli grek, dihet se Epiri në kohët e lashta ka qenë një nga pjesët përbërëse të Shqipërisë dhe se këtë vend. Dëshmitë e historianëve më të shquar të lashtësisë, Herodotit, Tukididit, Strabonit provojnë plotësisht këtë të vërtetë historike, ndërsa veprat e gjeografëve më të mëdhenj të sotëm si F. Pukëvillit dhe L. Hahnit përforcojnë dëshmitë e autorëve të vjetër. Një nga pretendimet asburde të paraqitura nga grekët është se banorët e Janinës dhe të Nartës, vetëm një pjesë e tyre), meqenëse përdorin gjuhën greke, duhen konsideruar të kombësisë greke. Por popullsia e Epirit përbëhet prej aftro 650 mijë vetash dhe pjesa që sinjalizohet se flet greqisht, arrin numrin relativisht të parëndësishëm prej 74 mijë banorësh, bile kjo veçori shpjegohet jo me origjinën e tyre greke, por me mungesën deri diku në një kohë të një alfabeti shqip dhe sidomos me efektin e pashmangshëm të fqinjësisë dhe të marrëdhënieve të përditshme tregtare....”
Ndërsa Samiu, vëllai i vogël, dha një ndihmesë të shquar veç aktivitetit konkret, sidomos në fushën e letrave për çështjen çame. Ai e pasqyroi atë pothuajse në të gjitha veprat e tij. Një vend nderi i dha asaj në “Fjalorin Enciklopedik të Historisë dhe Gjeografisë”. Siç tregon shkrimtari dibran, Haki Stërmilli, kur censura osmane i kërkoi të hiqte nga fjalori i tij 6-vëllimësh zërat për Shqipërinë, se ndryshe nuk do t i botohej, atëherë Samiu kërcënoi se do t i digjte të 6 vëllimet po të hiqej qoftë edhe një fjalë për Shqipërinë. Në këtë fjalor ai flet për qytetet e ndryshme të Çamërisë, historinë e saj, për zakonet, traditat, lashtësinë.
Shqipja një rrënjë, çamërishja dëshmi arkaike
Shqipja është një rrënjë sipas Samiut. Dialekti çam është një dialekt i cili më tepër se kushdo i ruan edhe sot e kësaj dite elementet arkaike të shqipes. Samiu tërheq vëmendjen edhe në faktin se nuk u shkrua gjuha shqipe dhe për këtë kritikon: ...Po Ptolemenjtë q ishin fjeshtë nga Çamëria...që zgjuanë diturit e gjuhën e greqvet n Aleksandrie, qysh nuk e menduanë edhe një herë për gjuhën e tyre, t i bënin një palë shkronja...”
Duke folur për kufijtë e Shqipërisë, Samiu në librin e tij të botuar më 1899 do të shkruante: “Shqipëria është një copëzë e sinisisë së Ballkanit në juglindje të Europës. Ka zënë mesin e anës së Perëndimit t asaj sinisije, duke zgjaturë mbanë detit Adriatik e detit Jonës, që nga shkalla 42, gjer në Mëngët (Gjirin-L.B.) t Artesë më poshtë shkallësë 39 gradë Kufit e jugësë kthehen prapë drejt veriut me lumët t Artesë e me kufit të Greqisë gjer në Zhigo. ...Shqipëria nga sipërfaqja e saj është afro 80 000 kilometra të kapërcipta (katrorë).” Duke përshkruar viset e Shqipërisë, Samiu thotë për Çamërinë “Bregoret e Çamërisë të mveshura me ullinj e kopshtat e portokallevet e të limonjet janë pa shok...”
Naimi me tuberkuloz kërkon armët për Çamërinë
Ndërsa Naimi në vitet 1872-1874 i bariti cep më cep trevat çame dhe nuk është e rastit që në poemën e tij “Bagëti e Bujqësi” ai do të shkruante i frymëzuar: “Dallëndyshe bukuroshe/ Eni vjen prej çamërie/ Me këto mijëra fjalë/ E me gluhë Perëndie...” Më 1897 kur ishte i sëmurë dhe rrallë ngrihej, një ditë që mori vesh se ushtria greke ishte shtyrë thellë në Çamëri, gjatë luftës me Turqinë, Naimi thirri gjithë të afërmit, i ftoi të niseshin, se ai vetë do t u printe me armë për të mbrojtur vendin. Për te tre vëllezërit Frashëri, çështja çame ishte e shenjtë sepse kishte të bënte me Kombin.
Samiu
Greqet, të cilëtë lirin e tyre edhe mbretërinë që kanë sot e kanë fituarë me gjakt të shqiptarëvet të Boçarit, të Xhavellëse, të Mjaulit, e të tjerë trima shqiptarë, ata grekër që edhe sot ruajnë rrobatë, fustanetë, kallcetë, opingatë, valletë, e këngët e shqiptarëvet, ata janë më të keqt e armikëvet të Shqipërisë.
Samiu dhe Naimi sipas burimeve osmano-turke
Samiu është jo thjesht një majë e kulturës turke apo shqiptare, është majë e kultures botërore. Eshtë quajtur një akademi, monument i punës së palodhur mbinjerëzore, i personalitetit më punëtor të këtij vendi (d.m.th. Turqisë). Sidomos është çmuar vepra e tij “Kamus ul alam” (Fjalori i botës- i historisë e gjeografisë). Enciklopedia e tij 6-volumëshe si një përmendore e madhe e kulturës për të cilën iu deshën plot 12 vjet punë, duke punuar 12-14 orë në ditë. Njeriu i sotëm habitet se si ia doli dot mbanë, që të shkruante 5000 faqe me mjetet dhe mundësitë e atëhershme, punë e cila qoftë atëherë e qoftë sot realizohet nga akademi e institute të tëra, nga njerëz të kualifikuar vite me radhë. “Samiu,- thotë autori turkolog nga Kosova,- Hasan Kaleshi, i bëri vetë, pa bashkëpunëtorë, pa administratë, pa sekretare, madje i shtrënguar të bënte vetë edhe korrekturat.
Modestia e Samiut lë jashtë enciklopedisë Naimin
Sami Frashëri, emrin e Naimit nuk e futi në Eciklopedinë e vet 6-vëllimëshe. Ai futi Hasan Tahsinin, vëllanë e madh, Abdylin dhe veten. Sipas autorit, dr. Laurant Bicës, ndofta ka qenë droja e Samiut, edhe pse Naimi ishte një figurë e njohur në kryeqytetin osman të asaj kohe. Ndërsa me Abdylin dhe Hasan Tahsinin puna ndryshonte, sepse ata kishin vdekur dhe njiheshin si personalitete të spikatur në lëmin e politkës apo të arsimit e të shkencës.“Të flasësh për Naimin si për një orientalist është kryekëput gabim. Ata mëkoheshin si intelektualë që në vogëli me tri-katër gjuhë zyrtare të perandorisë si osmanishtja, arabishtja, persishtja dhe greqishtja, duke thithur nektarin mijëravjeçar të këtyre gjuhëve”, thotë studuesi dr. Bica.
Enciklopedia islame mbi Mehmet Naim Beun
Është i vetmi vend në literaturën turke, ku del rregullisht në çdo botim emri i poetit tonë kombëtar, Naimit. Por me një veçori, nën titullin, Mehmet Naim Bej, si e ka përdorur në Turqi. Autori i zërit “Islam Ansiklopedisi” (Enciklopedia islame) vol. I të botuar në Stamboll më 1942 ka qenë orientalisti gjerman Karl Sus haim, që ndër të tjera shkruante në letërkëmbim me dr. Imbarhim Temon se “Do të ishte majft i dobishëm edhe për mua, letërkëmbimi që keni pasur me Naim Beun dhe Shensedin Sami Beun, sepse këta janë njerëz shumë të mëdhenj dhe shumë të famshëm.” Sus haim shkruante për veprën “Mësimet” të Naimit: “Kjo vepër është hartuar për rininë e pjekur shqiptare dhe përmban kallëzime të huajtura prej Ungjillit dhe Kur anit dhe prej mitologjisë. Naimi pati qëllim me shartue ideale kombëtare sipër ndjenjave fetare, për të siguruar kështu bashkimin e shqiptarëvet në lëmin e kombësisë”.
“Naimi, Samiu, Hoxha Tahsini janë tri personalitete të përbashkëta si për shqiptarët ashtu edhe për turqit. Ata janë sa iluministë të shquar osmanë, po aq edhe shqiptarë”.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009