“Shengen ballkanik për të hequr barrierat administrative”
Autori i Lajmit: red.
Pas anëtarësimit në NATO, Kroacia dhe Shqipëria duhet që ta zhvillojnë tani bashkëpunimin jo vetëm në fushën e mbrojtjes, por edhe në atë të ekonomisë dhe në shumë fusha të tjera. Kështu pohuan dje presidenti kroat, Stipe Mesiç dhe homologu i tij Bamir Topi, i cili ndodhet në Zagreb, në kuadër të një vizite zyrtare. Presidentët ranë dakord për faktin se Kroacia dhe Shqipëria e kanë përqendruar vëmendjen e tyre në përpjekjet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi bëri një panoramë të zhvillimeve në vend duke u ndalur në ecurinë e disa prej reformave më të rëndësishme të ndërmarra në fushën e drejtësisë, të ushtrisë, ekonomisë, me objektiv përmbushjen e standardeve integruese në Bashkimin Evropian. Presidenti shprehu dhe interesimin e palës shqiptare për më tepër investime kroate në sektorë strategjikë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, përfshi këtu dhe fushën e energjetikës. “Një kontribut real në këtë drejtim”, - vuri në dukje Topi, - do të ishte liberalizimi i vizave, që do krijonte afërsi dhe mundësi të reja për bashkëpunimin mes dy vendeve e popujve tanë, duke krijuar lehtësi ndaj barrierave të ndryshme administrative, ekonomike, etj”. Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit rikonfirmoi dhe një herë idenë dhe vullnetin e mirë për krijimin e një Shengeni ballkanik. Nga ana e tij, Presidenti kroat shprehu bindjen në thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Dy presidentët kanë përshëndetur më tej Forumin e përbashkët Ekonomik mes Dhomave të Tregtisë shqiptare dhe kroate.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009