Rama: Nano i ktheu shpinën partisë, listat jo vlerësime historike
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kundërpërgjigjja
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi dje kandidatët për deputetë për legjislativin e XVIII. Gjatë një konferencë për mediat lideri socialist përmendi me shifra përfaqësimin e ekonomistëve, juristëve, figurave të njohura të PS-së, përqindjen e lartë të grave, duke siguruar se grupi i ardhshëm parlamentar do të punojë me shpejtësinë e domosdoshme për reformat e thella që do të ndërmerren. Rama reagoi dje dhe për akuzat e kryetarit Nano bërë dy ditë më parë në një emision televiziv duke pohuar se Nano i ka kthyer shpinën partisë. Sipas tij lista e kandidatëve socialistë, e cila nuk përmban emrin e ish-kreut të PS-së, është ndërtuar jo mbi bazën e vlerave historike por mbi bazën e angazhimeve për të ardhmen. Kryetari socialist sqaroi për mediat pse zgjodhi të mos kandidojë si deputet në zgjedhjet e 28 qershorit. Ai u shpreh se do t i shërbejë popullit në detyrën që ai ka zgjedhur si kryetar bashkie të Tiranës, ndërsa theksoi se në rast se forca që ai drejton do të fitojë zgjedhjet bashkia do të kalojë në duart e dikujt tjetër. Në vijim Rama tha se do të jetë kryeministër i një lloji të ri, puna e të cilit do të bazohet në një formë krejt të veçantë. Ai pohoi më tej se ligjvënësit e ardhshëm do të jenë dhe në ekzekutiv duke hedhur poshtë idenë e ndarjes së posteve.
Deklarata për Nanon dhe Mejdanin
Për herë të parë kryetari i PS-së ka sqaruar se përse nuk vuri emrin e Fatos Nanos nga listat e kandidatëve për deputetë. Sipas Ramës, këtë e shkaktoi vetë Nano dhe se ai nuk mund të vepronte ndryshe, pavarësisht të kaluarës historike të ish-liderit të PS-së. “Fatos Nano i ka kthyer kurrizin PS-së. Dhe listat e deputetëve nuk janë lista që bëjnë vlerësime historike, por janë lista që përfaqësojnë, listat e së ardhmes. Fatos Nano është i vetmi kryetar i një partie që bën thirrje për të mos votuar partinë që ai ka drejtuar. Ky është problemi i tij”, - tha Rama dje në oborrin e selisë së PS-së gjatë prezantimit që i bëri listave të deputetëve të ardhshëm socialistë. Por shtoi ai, ky mbetet problem i tij. Projekti ynë i ri politik është një projekt që bazohet në garancinë për të ardhmen dhe jo vlerësimet për të shkuarën”. Lidhur me mungesën e Rexhep Mejdanit në listat e PS-së ai tha se “në Evropën ku ne duam të integrohemi, krerët e shtetit kanë vend në senat dhe jo në dhomën e ulët të përfaqësimit. Ne nuk e kemi senatin, në rast se do të kishim senat, pa asnjë dyshim presidenti Mejdani do të ishte një senator i nderuar. Nga ana tjetër ju siguroj se kontributi i presidentit Mejdani dhe marrëdhënia e tij me PS-në dhe e PS-së me të dhe marrëdhënia mes meje e tij, nuk janë të kondicionuara nga listat e deputetëve”.
Lënia e postit të kryebashkiakut
Kryesocialisti ka shprehur dje dhe mungesën e tij në listën e kandidatëve për deputet të selisë rozë. Ai ka shpjeguar se nuk mund të prishte kontratën me qytetarët e Tiranës ndërsa ka pohuar se nëse PS fiton do të lerë postin e kryebashkiakut. “Unë jam në një kontratë me popullin e kryeqytetit, kontratë që unë dëshiroj ta vë përpara qytetarëve të Tiranës, duke pritur që ata ta vendosin, nëse unë duhet të jem siç unë mendoj e siç ne mendojmë, njeriu që duhet të drejtojë vendin, për t i sjellë edhe Tiranës një shpejtësi të re transformuese e për t u dhënë qytetarëve të Tiranës pa dallim, të gjitha ato të mira që një qeverisje e mirë mund të sjellë dhe që për fat të keq ata nuk i kanë për shkak të keqqeverisjes. E nga ana tjetër për të krijuar një sinergji si asnjëherë më parë mes qeverisë kombëtare dhe qeverisë vendore të Tiranës në të mirë të qytetarëve të Tiranës. Unë jam këtu për ta bërë këtë në krye të këtij ekipi. Për ta bërë këtë si një qytetar, që insistoj nuk jam politikan. Jam këtu për një mision që unë e ndjej si misionin tim, e të cilin janë qytetarët e Tiranës apo gjithë Shqipërisë, që e zgjasin apo e shkurtojnë”, - tha ai. Rama shtoi se do të jetë Kryeministër i një lloji të ri dhe do ta bëjë detyrën e tij në një mënyrë krejt të re, me njerëzit dhe për njerëzit. “Unë pa asnjë dyshim jam këtu në këtë sfidë për të udhëhequr këtë skuadër fituese dhe për të marrë mandatin e kryeministrit për të qeverisur Shqipërinë dhe Tiranën bashkë me gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, i cili do të jetë kryetari i bashkisë që ne do t i propozojmë kryeqytetit”, - sqaroi Rama duke theksuar kështu se nuk do ti mbajë të dy postet atë të kryeministrit dhe kryebashkiakut. Sipas tij në rast se do të ndërpriste në mënyrë unilaterale kontratën me qytetarët e qytetaret e Tiranës për të futur emrin në listën për deputet, Tirana të zhvillonte zgjedhje, po tani. Kjo sipas tij, do të ishte e padrejtë për kryeqytetasit.
Kartat e identitetit
Lidhur me kartat e identiteti, Rama tha se PS është e përgatitur për t i fituar këto zgjedhje me një program të ri, me një ekip të ri dhe me një lider të ri por gjithashtu edhe mos lejojë deformimin e votës. “Askush nuk do të mund të deformojë vullnetin e popullit shqiptar në 28 qershor. Shqiptarët e shqiptaret do të votojnë ashtu siç ata e dëshirojnë dhe kundër dëshirës së tyre nuk do mund të shkojë askush. Ne do të mbrojmë me çdo kusht shprehjen e vullnetit të lirë të popullit shqiptar. Ne do t i fitojmë zgjedhjet me këtë koalicion dhe do të qeverisim me këtë koalicion”, - tha ai.
Bashkimi me LSI
Kryesocialisti shprehet i sigurt se do të fitojë zgjedhjet me koalicionin ekzistues pa pasur nevojën për tu bashkuar me koalicion tjetër pas zgjedhjeve duke përjashtuar kështu dhe mundësinë e bashkëpunimit me LSI. “kemi një program të ri, një skuadër të re, një vizion të ri dhe zgjidhje të reja për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Për të gjitha këto arsye ne besojmë se, jo vetëm kemi ofertën më të mirë, por edhe se shumica e shqiptarëve e shohin ofertën tonë si më të mirën, gjë që do na çojë në qeverisjen e vendit me një shumicë, e cila që do ketë të gjitha mundësitë për t i bërë realitet angazhimet e marra”, - tha ai.
Kandidatët
Ekipi i selisë rozë ekonomistë, juristë, mjekë e arsimtarë
Ekipi i Partisë Socialiste do të jetë ekipi fitues në zgjedhjet e 28 Qershorit. Kështu pohoi dje Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë prezantimit të listës me 140 emrat. Rama nuk ka preferuar të bëjë prezantimin një nga një të tyre por është përqendruar tek vlerat dhe cilësitë që ata kanë si skuadër. “Pas një procesi të gjatë dhe të qëndrueshëm qëmtimi ne kemi arritur të hartojmë një ofertë të shkëlqyer për zgjedhësit e 28 qershorit, e cila ka parasysh jo vetëm fitoren, por edhe kthimin e saj në një instrument për të realizuar sfidat që kemi para për të cilat jemi gati”, u shpreh kryesocialisti. Sipas tij, nga 140 kandidatë që përfaqësojnë PS-në në të gjithë territorin në këto zgjedhje, 100 prej tyre janë me profesion juristë, mjekë dhe arsimtarë, ndërsa mbi 50 % prej tyre me kualifikime pasuniversitare dhe grada shkencore. “25 % e kandidatëve do të jenë juristë, 16 % ekonomistë dhe 27 % do të jenë arsimtarë. 30 % e grupit tonë parlamentar janë deputetë që rikonfirmohen dhe 70 % janë nga ata që do të hyjnë për herë të parë në Kuvend duke sjellë ide dhe energji të reja. Oferta jonë është më e mirë që garanton se politika jonë e ndryshimit merr një përmasë të re në jetën parlamentare të vendit”, - shtoi ai. Më tej, Rama pohoi se PS do të ketë një grup parlamentar me 20 % gra, dhe kjo është mjaft domethënëse, duke treguar se u ofron zgjedhësve jo lista ku gratë dhe vajzat janë aty vetëm për të plotësuar kuotën e detyrueshme ligjore prej 30 %. “Nuk kemi ndërtuar lista njerëzish të mbledhur së bashku rastësisht, por kemi ndërtuar ekipe me njerëz që do të përbëjnë ura për realizimin e reformave që na presin”, - e përfundoi fjalën e tij kryesocialisti Rama. Mes fjalëve të kryesocialistit spikati edhe detaji se grupi i ardhshëm parlamentar socialist do të jetë ashtu siç ishte premtuar një grup ku do të harmonizohet përbërja nga njerëz që vijnë nga radhët e socialistëve dhe nga njerëz që vijnë direkt nga shoqëria civile.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009