“Rama, peng i enturazhit miliarder, i cili po i zë frymën, jo vetëm politikisht”
Flet deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi
Deputeti demokrat i qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi ka deklaruar se PS-ja nuk ka lëvizur nga pozicionet e saj bllokuese në lidhje me çështjen e kufizimit të imunitetit si një pengesë për integrimit të vendit në BE. “PS-ja është shprehur kur maxhoranca doli në ndryshimet kushtetuese të përcilleshin me ndryshimin për imunitetin doli në mënyrë deklamative që refuzon heqjen e imunitetit. Më pas Rama doli në deklaratën që Kushtetuta nuk mund të arnohet si ajo e viteve të shkuara, duke nënkuptuar vitin 2008, për të thënë se do të jemi të vëmendshëm. Nga ky qëndrim refuzues ndryshoi për shkak të presionit të opinionit publik apo të ndërkombëtare dhe PS-ja pranoi të bashkëpunoi të hartonte një draft bashkë me maxhorancën. Ne patëm dhe një qëndrim në ekstremis të LSI-së e cila pretendoi një imunitet zero në të gjitha nivelet: politikë, gjyqësor dhe zyrtarë të lartë. Ndërsa PD-ja me shumë gjenerozitet pranoi bashkëpunimin me PS-në në një tryezë pune ku dolëm në një draft të përbashkët, që në fakt ishin propozime të PS-së që u pranuan në tërësi ka PD-ja, që shkoi për konsensus të prezupozuar me votimin në parlament. Qëndrimi i Ramës është bllokator për rrëzimin këtyre projekt ligjeve që do t’i hapnin rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat”, deklaroi deputeti demokrat Boçi.
Në një prononcim për mediat, deputeti Boçi theksoi se Rama po bllokon heqjen e imunitetit dhe pengon integrimin.
“Rama ka një qëndrim të pandryshueshëm pavarësisht rrugëve të miratimeve të propozuara apo të prezupozuar për të refuzuar me qëllim pengimin e marrjes së statusit. Nuk është një trill i shpikur nga ne, por është një realitet i provuar nga klasa politike dhe opinioni publik. Pas doli në një kapriçio politike duke kërkuar ndryshime të reja në kushtetutë për emërimin e gjykatësve të gjykatën e lartë dhe asaj kushtetuese, pasi kishim rënë dakord për votimin e draftit të përbashkët. Kjo ishte një strategji për të vonuar dhe penguar ligjin për heqjen e imunitetit sepse Rama është peng i enturazhit miliarder që i zë frymën jo vetëm politikisht dhe vendimmarrja më shumë se në forume kalon sipas interesave ekonomikë. Këta afaristë s’do ta mbështesin Ramën kur t’ju hiqet imuniteti”, theksoi deputeti i Elbasanit, Boçi.
Sipas tij, “shkuarja në referendum nuk është rastësi as befasi sepse kushtetuta nuk rregullon vetëm politikën por dhe marrëdhëniet e qytetarit me politikën. Elementi i referendumit është i pranueshëm edhe pse është rrugë e gjatë, por nxjerr shkurt. Referendumi është natyrale që do të stimulonte një afrim të qytetarit me politikën. PS-ja na ka mësuar se rruga e shkurtër na nxjerr gjatë. Referendumi i qytetarit kristalizon mendimin e tij dhe nuk është pjesë e opinioneve të tavolinave, ai voton një ligj që e vë përpara një morali të ri politikën përkundrejt të interesave të këtij publiku. Unë nuk jam partizan i rikthimit të rrugës parlamentare të konsensusit politik, edhe pse ka një reagim të LSI që kjo të vijojë brenda parlamentit. Grupi parlamentar i PD-së do të vendosë nëse do ta dërgojë në referendum çështjen e heqjes së imunitetit dhe jo qeveria”, nënvizoi Boçi.
Ndërsa për efektin kohë për marrjen e statusit të vendit kandidat referendumi edhe pse është rrugë e gjatë me afate na nxjerr shkurt. “Rama doli në fillim ‘pro’ referendumit me qëndrimin e sekretarit për çështjet ligjore Fatmir Xhafa, pastaj doli në qëndrime kushtëzuese me referendum për plehrat dhe ujërat, apo drejtësinë çka doli të ishin kërkesa antiligjore për shkak të lendes së kërkesave. Në këtë momente dalin në refuzim total. Rama i ndryshon maskat sa herë do, duke bllokuar të gjithë reformat integruese”, vijoi ai.
I pyetur nga mediat nëse politika ka hyrë në fushatë elektorale, objektivi kryesor i partive politike është fitimi zgjedhjeve. Sigurisht prioritet është shumatorja e të gjitha strukturave. Ai beson se fushata elektoral ka nisur dhe me një hap përpara të maxhorancës dhe një hap prapa të opozitës.Deputetët e opozitës parapërgatitin alibitë për vjedhje të votave si një shqetësim megaloman të PS, pas përfundimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.