E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria do financojë ndërtimin e një Mauzoleumi për Familjen Mbretërore

30-08-2012 / Gazeta 55

Berisha: “Enver Hoxha dhe avokatët e krimeve të diktaturës duhet ta kishin vendin në Hagë”
 
Me një fond të posaçëm qeveri vendosi financimin e ndërtimit të një Mauzoleumi të familjes Mbretërore, ku do të prehen Mbreti, Mbretëresha Geraldinë, Leka I dhe bashkëshortja e tij. Kryeministri Berisha tha gjatë mbledhjes së Qeverisë se përmes një akti barbar, Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës së mbretëreshës. “Dihet se në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës mbretëreshë për fajin e vetëm se i kishte dhënë kombit, burrin që ndërtoi shtetin shqiptar, Ahmet Zogun. Ky ishte shpërblimi që kjo nënë shqiptare meritoi t’i gërryhen me dinamit kockat nga një paranojak që do faktohej si diktatori më gjakësor pas luftës. Mauzoleu do jetë më i madh sesa ç’ishte varri i nënës Mbretëreshë, se aty do prehen mbreti vetë, mbretëresha Geraldinë. Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij. Tani do jetë varrezë mbretërore”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, Enver Hoxha dhe njerëzit që mbrojtën krimet kundër njerëzimit në kohën e diktaturës duhet ta kishin vendin në Hagë. “Zonja e zezë bashkë me një gazetë që e sponsorizon vjell vrer çdo ditë kundër historisë së vendit të vet, kundër mbretit, përveç të shoqit, i cili dhe të cilët do e kishin vendin në gjykatën e Hagës. Dua ta them këtë. Të gjithë që kryen krime kundër njerëzimit do e kishin vendin në Hagë”, tha ai.
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›