Rama për VOA: Deputetët socialistë nuk do djegin mandatet
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate nje interviste per Zerin e Amerikes nuk e ka përjashtuar drejte per drejte, mundesine e hyrjes se deputeteve socialist ne Kuvend sa per te mos lejuar djegien e mandateve dhe me pas per te vijuar serish bojkotin...
"Une kam thene se mandatet nuk do te digjen, dhe se si kjo do te ndodhe
ka pak rendesi, rendesi ka qe bojkoti i Parlamentit nuk do te nderpritet
deri ne realizimin e qellimeve tona dhe me arritjen e objektivit madhor
qe Shqiperia te mos kete me zgjedhje maskarade si ato te 28 qershorit",
eshte shprehur Edi Rama, kryetar i PS-se.
Rama u përgjigj edhe per ceshtjen e deputetëve socialistë që kanë gjithë
këto muaj që nuk po marrin rrogën. "Deputetet socialiste kane marr
persiper nje pergjegjesi, e cila eshte nje pergjegjesi morale, dhe
qytetare, ketu kemi te bejme perseri me nje telenovele e cila eshte
inspiruar dhe sponsorizuar nga Sali Berisha, me ndihmen e Ilir Metes,
Fatos Nanos prapa kuintave, me ndihmen e nje pjese derrmuese te organeve
te shtypit qe e kane bastarduar misionin e tyre per ta kthyer kete
histori, ne nje histori, u dogjen apo su dogjen mandatet. Nderkohe, qe
ceshtja e mandateve eshte nje ceshtje e cila ne rradhe te pare nuk ka te
beje fare me vullnete jashte vullnetit te popullit opozitar", vijoi
Rama.
Rama tha se socialistet jane te gatshem te futen menjehere ne parlament
nese mazhoranca nuk i vendos kufinj asaj ne hetimin e zgjedhjeve me ane
te komisionit parlamentar.
"Ne jemi gati te shkojme ne Parlament qe neser, ne rast se qeveria eshte
e gatshme te pranoje publikisht se nuk ka ndermend ta kufizoje objektin
e hetimit. Pra, se eshte e gatshme te perfshije dhe hapjen e kutive ne
kete objekt hetimit. Ne jemi absolutisht kunder, se eshte i domosdoshem
nje hartim i gjithe procesit zgjedhor jo per te ndryshuar rezultatin, as
per te rrezuar vendimin e gjykates, e cila po e perseris merret si e
mireqene, po per ti prere rrugen perseritjes se farses se zgjedhjeve te
28 qershorit", tha ai.
Bledian Koka
< I mëparshmi