Rama përgjigje Nanos
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në ambientet e jashtme të selisë së partisë, ku ishin të pranishëm edhe shumica e kandidatëve, Rama ka theksuar se do të jetë një kryeministër ndryshe. “Do të jem lloji i një kryeministri të ri”-theksoi Rama në konferencën në natyrë. Ai i është përgjigjur edhe Fatos Nanos, duke e cilësuar si një person që i ka kthyer shpinën partisë së tij.
“Është për të ardhur keq që është i vetmi ish-kryetar partie që bën thirrje për të mos votuar partinë e tij”-theksoi kreu i Partisë Socialiste. Pyetjes së bërë se kush do të drejtojë Bashkinë e Tiranës, nëse bëhet kryeministër, Rama i është përgjigjur se për këtë do të vendoset më vonë.
Rama ka shpjegur edhe vendimin e tij për të mos kandiduar si deputet, që sipas Ramës, nëse do të hiqte dorë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, atëherë do të shkohej në zgjedhje tani për bashkinë më të madhe të vendit.