Zëvendëspresidenti Biden viziton sot Serbinë
Beograd - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, viziton sot Serbinë në kuadër të turit të tij në Ballkan. Biden shoqërohet nga shefi për politikën e jashtme të BE-së Havier Solana. Udhëheqësit serb shpresojnë për të siguruar përkrahjen e SHBA-së për integrimin në Bashkimin Evropian.
Por, zëvendëspresidenti amerikan do ta japë atë vetëm me një çmim, "përkrahje më të fortë nga Beogradi për një Bosnjë të bashkuar". Në Beograd ai pritet që t'i kërkojë presidentit serb Boris Tadiç, të mbajë nën kontroll Milorad Dodik, kryeministrin serb të Bosnjës që ka kërcënuar se do ta nxjerrë këtë republikë serbe boshnjake jashtë Bosnjës.
Vetëm 4 muaj pasi erdhi në pushtet, dhe vetëm në udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit, zv-presidenti amerikan do e bëjë të qartë se mbijetesa e Bosnjës është prioritet i SHBA në Ballkan.
Udhëheqësit e Serbisë e shohin vizitën si një arritje shumë të rëndësishme në përpjekjet e tyre për tu mirëpritur në boten demokratike. Për Kosovën, që shpalli Pavarësinë nga Serbia vitin që shkoi me përkrahjen e fortë të SHBA, ka pak gjasa që te arrihet ndonjë marrëveshje.
Zëvendëspresidenti pritet që të kërkojë të paktën për një modus vivendi - mes Beogradit dhe një vendi që Serbia ende e konsideron si provincën e saj.
Ai do të përfundojë turin e tij në Ballkan me një vizitë në Kosovë ditën e enjte.
/BBC/Start/