Lista, kryesia kundër Ramës
Sherr në PS, nisin dorëheqjet e para
Rama, takime kokë më kokë nga mëngjesi në darkë
* * * *
Lista e PS-së ka sjellë surpriza të reja në orët e vona të ditës së djeshme, kur Edi Rama ka hedhur firmën për fatin e karrierës politike të shumë deputetëve dhe njerëzve që kanë një jetë të tërë në Partinë Socialiste. Ai ka preferuar të kandidojë njerëzit e tij të afërt duke shkaktuar pakënaqësi në forumin më të lartë të PS-së, kryesinë. Mbledhja e saj në orët e mbrëmjes ka bërë që Rama të shihte pas shumë kohësh kundërshtimin e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e kanë quajtur pakujdesi dhe gabim politik vendosjen në krye të listës së qarkut të Tiranës emrin e Vasilika Hysit përballë Sali Berishës nga kampi i PD-së. Pakënaqësitë për mosfutjen në listë kanë sjellë dhe dorëheqjet e para në PS. Eva Alushi, kryeredaktore e “Zërit të popullit” dhe një nga aktivistet më të hershme në këtë parti ka dhënë dorëheqjen pasi Rama ia ka bërë me dije vetëm dje që nuk do të jetë kandidate. Por lista e PS-së ka pasur surpriza të tjera, sidomos në emrat e kandidatëve nga grupi parlamentar. Rama, i cili i ka mbajtur zemrat e tyre të ngrira deri në momentin e fundit, ka preferuar që disa prej tyre t’i nxjerrë fare nga lista dhe disa të tjerë t’i çojë në vendet e fundit, ku shanset për fitore janë të zbehta. Surpriza ka ardhur me emrin e Bashkim Finos, ish-Kryeministër i 97-s të cilin Rama ka ndryshuar mendim për ta futur në listën e Fierit, nga ku ka hequr Rajmonda Stefën, e cila deri ditën e fundit e kishte të sigurt kandidimin. Ndriçim Hysa, një tjetër deputet që e mendonte se do ishte në krye të listës është surprizuar nga vendimi negativ i kryetarit. Në listën e Ramës kanë dominuar të rinjtë, ata që ai ka importuar në PS që ditën që erdhi dhe që pritet të jenë dhe përfaqësuesit politikë të kësaj partie në legjislaturën e ardhshme.
Rama kërkon kohë
Pavarësisht se i ka nisur takimet që në mëngjes herët me biseda kokë më kokë me secilin favorit për të qenë kandidat për deputet, kreu i PS-së nuk ka mundur të hartojë një listë para orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Ai ka kërkuar dhe disa orë kohë nga KQZ-ja duke e shtyrë afatin e regjistrimit nga ora 20:00 deri në mesnatë në 24:00. Ky hezitim i tij hedh hije dyshimi mbi transparencën me të cilën po hartohej kjo listë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë hedhur këtë hap për të pasur mundësi të dëgjojë atë çfarë do të thoshte në TV Klan kundërshtari i tij, pasardhësi Fatos Nano. Paraditen e djeshme zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli, tha se ka nisur procesi i përzgjedhjes. “Të përfshish të gjitha vlerat e tyre brenda listës është me të vërtetë një proces i vështirë, por në të njëjtën kohë të jep një kënaqësi të veçantë. Tashmë është e qartë që drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Socialiste kanë talent, përkushtim dhe kualifikim të mjaftueshëm për të sjellë përmes politikës së re ndryshimin e Shqipërisë”, - komentoi ajo.
Lista jozyrtare e PS-së
Qarku Tiranë
Vasilika Hysi
Fatmir Xhafaj
Xhemal Qefalia
Namik Dokle
Besnik Baraj
Kastriot Islami
Andis Harasani
Dashamir Peza
Saimir Tahiri
Eduart Shalsi
Ledi Shamku
Ditmir Bushati
Artan Lame
Shpëtim Cami
Qarku Berat
Erjon Braçe
Fidel Ylli
Ermonela Selaj
Marko Bello
Eduart Bejko
Selman Hodaj
Anila Agalliu
Valbona Zylyftari
Elbasan
Valentina Leskaj
Ilir Bejtja
Damian Gjiknuri
Agim Leka
Shega ligori
Taulant Balla
Skënder Hasa
Kastriot Belshi
Arben Kamani
Fatbardha Gjini
Bukurosh Maçi
Astrit Haliti
Durrës
Rudina Seseri
Blendi Klosi
Gazmend Bizhga
Qarku Vlorë
Arben Malaj
Luiza Xhuvani
Shpëtim Idrizi
Besnik Dervishi
Stefan Çipa
Eltar Deda
Qarku Shkodër
Tom Doshi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Ilir Beqja
Qarku Lezhë
Gjovalin Kadeli
Albert Cakoni
Qarku Kukës:
Asllan Dogjani
Fatmir Hoxha
Rexhep Ukperaj
Qarku Korçë:
Ben Blushi
Mimi Kodheli
Pandeli Majko
Alfred Dalipi
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
Ilir Xhakolli
Irena Kallco
Tatjana Selenica
Qarku Fier
Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Ylli Bufi
Bashkim Fino
Albert Çaçi
Pirro Lutaj
Endri Puka
Dritan Agolli
Qarku Gjirokastër
Arta Dade
Qarku Dibër
Sadri Abazi
Qemal Minxhozi
Ylli Manjani