Rama 'përuron'Bordin e Dialogut
Vlorë (start)-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte pjesëmarrës sot në krijimin e Bordit të Dialogut me Shoqërinë të krijuar në qytetin e Vlorës. Sipas deklaratës së PS-së, ku është tërësisht e pavarur nga Partia Socialiste, megjithëse është krijuar për të qenë pjesë e kësaj force.
Duke e konsideruar Bordin e Dialogut me Shoqërinë si një urë lidhëse mes partisë dhe njerëzve, Rama ka nënvizuar nevojën e afrimit të Shqipërisë reale me Shqipërinë në letër, të cilat kanë një ndryshim dhe hendek të madh me njëra-tjetrën.
“Politika kur mbetet vetëm një ushtrim i politikanëve është detyrimisht një trysni shpeshherë e padurueshme për qytetarët, por këtë nuk mund ta zgjidhin politikanët, në rast se nuk duan ta zgjidhin qytetarët, të cilët duhet të angazhohen pa qenë domosdoshmërish të detyruar të bëhen politikanë apo të bëhen anëtarë partie”-theksoi Rama.