E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini paraqet kërkesat

Tiranë (start)-Gjatë një takimi me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, ministri i Jashtëm italian Franko Fratini deklaroi se se Kryeministri Berisha i ka mbajtur tashmë premtimet e dhëna Evropës, duke garantuar në këtë mënyrë ecjen me sukses të Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe anëtarësimit të plotë në NATO.

Duke pohuar se rruga drejt BE-së varet nga reformat dhe rezultatet që Shqipëria do të dijë të arrijë, Ministri Frattini siguroi se në këtë rrugë Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë.

“Duke filluar me një regjim të liberalizuar të vizave që tani me prodhimin dhe më pas me shpërndarjen e pasaportave biometrike, do të jetë një proces që i afrohet përfundimit dhe plotësimit të tij. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota të NATO-s dhe kjo hap me siguri një perspektivë të re, për stabilizimin dhe sigurinë e të tërë rajonit”-theksoi Fratini gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Berisha.

“Natyrisht rruga drejt BE-së varet nga reformat dhe rezultatet që Shqipëria do të dijë të arrijë, por është një rrugë ku Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë”-shtoi më tej ai, teksa shtoi se Italia kishte një interes
të madh për mundësitë që Shqipëria na ofron për prodhimin e energjisë elektrike për të cilën Italia ka shumë nevojë.

Ndërsa kryeministri Berisha tha se me “ministrin e Jashtëm Frattini diskutuam për korridorin 8, një vepër madhore që do të transformojë jugun e Ballkanit. Vendet tona presin me kënaqësi të shohin Italianë, lokomotivë, të këtij projekti të madh”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›