E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mocion Berishës

Tiranë (start)- Partia Socialiste i ka kërkuar sërish sot kryeministrit Berisha që të përgjigjet në seancë për lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç. Pas mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar socialist, kryetarja e këtij grupi, Valentina Leskaj ka përsëritur kërkesën për mocion debati me kryeministrin Berisha.

“Ne i kërkojmë Kryeministrit një datë në lidhje me këtë mocion, pra të vijë në parlament, duke e respektuar këtë institucion, për të raportuar për lidhjet e qeverisë që ai drejton me Fazlliç, ku për institucionet e pavarura ka patur shqetësim jo vetëm nga opozita, por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë”-theksoi Leskaj.

Në seancën e sotme të Parlamentit, ku ndër të tjerash është parashikuar edhe votimi i kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, dekretuar tashmë nga presidenti Bamir Topi, ku deputetët socialist kanë premtuar votën pro këtij emërimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›