E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me gratë në Burrel

Burrel (start)- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, këtë fundjavë ka zhvilluar një takim me gratë në rrethin e Burrelit. Monika Kryemadhi Sekretare e LSI-së për Qarkun e Dibrës, u shpreh se LSI dallohet nga forcat e tjera, jo thjesht për ndryshimet programore, por në radhë të parë nga hapësira që ka krijuar për pjesëmarrjen e grave në forumet drejtuese dhe gjithandej në strukturat e saj.

Ndërkaq Meta u shpreh se është i domosdoshëm një revolucion social, që duhet të ndërmerret në të gjithë Shqipërinë, për përmirësimin e pozitës sociale të vajzës, gruas dhe të nënës shqiptare, jo me fjalë, por me vepra, jo thjesht me kuota, por me bindje se vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë mund të jetë vërtet një shoqëri me të ardhme, një shoqëri e barabartë, një shoqëri humane, një shoqëri, e cila në themel të saj ka solidaritetin që fillon nga familja.

Meta garantoi gratë se LSI-ja është e vetmja forcë politike që do të bëjë revolucion për përmirësimin e rolit të gruas në Shoqëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›