Ambasadori italian, Gaiani: Dyert e BE të hapura, mjafton të respektoni rregullat

Dyert e Bashkimit Europian janë të hapura për Shqipërinë. Ambasadori Italian në Shqipëri tha se BE nuk është një klub i mbyllur por është i hapur për të gjithë ata që pranojnë rregullat e unionit”.
Ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani theksoi se beson se bashkimi europian nuk është një klub i mbyllur, por është i hapur për të gjithë ata që pranojnë rregullat e tij.
“Unë them se ky është një element thelbësor dhe unë nuk shoh asnjë lloj kufizimi në këtë zhvillim. Italia, absolutisht beson se të qenit një klub i hapur është një element themeltar i procesit e sistemit tonë”, theksoi Massimo Gaiani, ambasadori italian.
Ambasadori Gaiani i bëri gjatë një leksioni në Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, ku ishte i ftuar së bashku me ambasadoren e Francës Kristin Moro. Dy ambasadorët paraqitën këndvështrimet e tyre lidhur me të ardhmen dhe sfidat e Bashkimit Europian.