“Rama po kërcënon shqiptarët me bllokimin e procesit të integrimit”

Deklaron deputeti demokrat Edi Paloka
Mazhoranca akuzon liderin e opozitës se po punon kundër interesave kombëtare, duke penalizuar kështu të ardhmen e qytetarëve shqiptarë. Akuza e radhës vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili ka hapur seancën e sotme parlamentare duke akuzuar kryetarin e PS, Edi Rama se po mban peng popullin shqiptar dhe aspiratat e tij për integrim në familjen e madhe evropiane.
Gjatë fjalës së tij në seancë, Paloka ka deklaruar se lideri i opozitës po përpiqet të pengojë procesin e integrimit të vendit, për të realizuar synimet e tij ogurzeza të mbajtjes peng të vendit.
“Edi Ramës t’i bëhet e qartë se nuk mund të mbajë peng fatin e shqiptarëve. Rama po kërcënon një popull të tërë me pengimin e integrimit”, u shpreh deputeti, Paloka, para pak minutash në Kuvend.
Deputeti demokrat ka theksuar se shqiptarët me 28 qershor zhvilluan zgjedhje të ndershme, por është Rama që nuk do t’i pranojë ato.
“Edi Rama kërcënoi sërish me protesta pas tryezës. Shqiptarët votuan, por Rama nuk njeh votën e tyre”, deklaroi më tej, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Ploka.