Rama po kërkon vota me dajak, ikën kohët kur rezultatet fabrikoheshin me dhunë
“Përkundrejt një trendi, një drejtimi thëllësisht të qytetëruar, paqësor të procesit zgjedhor, 24 orët e fundit fallangat e krimit të Partisë Socialiste, të udhëhequra nga Edi Rama bënë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces.
Dje në orët e para të mëngjesit pas mesnate Andis Harasani deputeti i PS-së, me sjelljen e një banditi ordiner sulmoi me karrige njeriun e ligjit, komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, para kamerave të lokalit, ku numëroheshin votat për fajin e vetëm se ky komisioner po zbatonte ligjin.
Dje gjatë ditës Edi Rama përmes emisarëve të tij më komunikoi se ai kishte vendosur të mos njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur të nxirrte popullin në protesta. Përgjigjia ime ishte se ky është një vend i lirë dhe se qytetarët mundet lirisht të protestojnë. Eshtë një sdandart i demokracisë shqiptare, i konsoliduar, por natyrisht rezultat zgjedhjesh me protesta nuk mund të ndryshojë. Me protesta do të mund të zhurmosh apo të mbrohesh nga humbja, apo nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, por nuk mund ta ndryshosh.
Për koencidencë pikërisht emisarë, të cilët u dërguan për të komunikuar vendimin e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe që kërcënuan se do të organizonin protestat më të fuqishme popullore që ka njohur vendi, rastisi të jenë bisnesmenë në Tiranë dhe në Fier dhe ky është Koço Kokëdhima.
Nuk mund të them se pashë ndokund Koçon në mes të protestuesve në Fier, por ajo që ishte e sigurtë, aty ishte dërguar policia bashkiake e Ramës në Tiranë dhe disa punëtorë mjeranë të Koço Kokëdhimës, të udhëhequr nga Gramoz Ruci.
Ai ishte një akt i ulët, një akt i shëmtuar. Që në fillim, kur në punë e sipër tensioni u rrit unë urdhërova çdo mbështetës, anëtar apo simpatizant të PD-së të largohej nga territori ku numëroheshin votat dhe ky urdhër u zbatua me përpikëmëri siç kanë treguar kamerat. Më pas komisionerët tanë mbaheshin peng në mënyrë të paskrupullt nga deputetë dhe turma e Partisë Socialiste dhe u kërkohej të numëronin nën diktatin e tyre.
Zonja dhe zotërinj ! Në orët e para të mëngjesit të natës së parmbrëmshme komisionerët e Edi Ramës refuzuan në Kurbin të numërojnë 6 kuti. Ne nuk bëmë protesta , por me procedura ligjore KQZ dërgoi mjetet e veta dhe i tërhoqi kutitë e votive në Tiranë. Nuk u bë asnjë tentativë t’u imponohej komisionerëve socialistë qofte dhe gjeja më e vogël. Firmosëm mbi dokumentat se nuk do t’i numëronim në Kurbin. Edhe ne donim që numërimi të bëhej në Kurbin dhe aty ishim pakicë, por kjo nuk u realizua dot për shkak të komisionerëve socialistë . Askush nuk i rrethoi ata , askush nuk u bëri presionin më të vogël , përkundrazi zbatuam një vëndim që edhe pse i drejtë nuk na u duk dhe i sollëm kutitë në Tiranë.
Tani pse kërkohet të numërohen në Fier dhe jo në Tiranë, besoj që ajo që panë shqiptarët flet vet.
Ata kanë frikë nga rezultati i vërtetë, ata donin që në Fier të përcaktonin rezultatin me hu , me dhunë. Arsyea e vetme është se donin të përcaktonin rezultatin me policët e bashkisë së Edi Ramës dhe me menaxherët apo kryepunëtorët e Koço Kokëdhimës. Akt i shëmtuar, mbajtën peng për orë të tëra komisionerët . U detyrova të dërgoj , për të mos acaruar situatën dy tre zonja , kandidate për deputete për t’u shprehur solidaritetin komisionerëve të mbajtur peng.
Erdha këtu së pari për të kërkuar nga të gjithë qytetarët , mbështetësit, aktivistët e PD-së, një gjakftohtësi qytetare, për t’i bërë të ditur z. Rama se mund të protestojë, mund të organizojë çdo lloj proteste që të dojë, ky është vend i lirë . Por në mënyrë apsolute nuk mund të ndryshojë as edhe me një votë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Nëse zoti Rama donte rezultatin e vertetë të qëndrave të panumëruara në Fier, pse donte të nxirrte atë rezultat me dajak dhe në kërcënime me kushtrime nga Tropoja gjer në Gjirokastër, për t’u mbledhur, që në fakt u mblodhën vetëm policët e bashkisë dhe kryepunëtorët e Koço Kokëdhimës, i ka si vetja e tij ai. Koçoja nuk ishte vet. Koço i nxiti ata, por vet ishte në Pezë, vet e ndiqte nga Peza se atje shkon. Fle shpesh në Pezë, po në fakt, ka miqësi atje.
Pra i bëj thirrje të ndjek ligjin, të zbatojë ligjin. Askush nuk mundet që në këtë proces transparent të cënojë qoftë edhe një votë të vetme. Pra ai që mendon se mund të nxjerrë rezultate me dajak, ai është Don Kishot, një qesharak.
Përsa i përket rezultatit, janë deklaruar që unë do të pranoj rezultatin që do të nxjerrë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve . Nuk kam dhënë vet asnjë rezultat deri tani, por të dhënat flasin qartazi. Kështu që kjo mazhorancë aktuale i ka të gjitha numrat dhe me vullnetin e shprehur edhe nga deputeti Prifti që siç e keni dëgjuar publikisht, të cilin po e kërcënojnë, në mënyrat më të turpshme.
Natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja dhe kam ndërmend të eci drejt koalicioneve. Pohova se do të zgjeroj koalicionin sepse këto janë rregullat. Ky është rregulli i demokracisë, ne jemi një vend demokratik, do të negociojme koalicionin. Ka vullnet positive për koalicionin dhe ne jemi në frymën e kompromisit që kjo kërkon.
Sovrani votoi, sovrani diktoi koalicion ! Çfarë do të bëjmë ne? Do të themi se për inat të sovranit do të shkojmë në zgjedhje? Jo absolutisht, do të respektojmë këtë që na dha, dhe t’i themi faleminderit shumë dhe të vazhdojmë më tutje.
E ftoj zotin Rama të ruajë gjakftohtësinë, ishte një akt i shëmtuar, jashtëzakonisht i shëmtuar. U nis apo nuk u nis për në Fier nuk e di sepse mediat qenë kondradiktore, por që të krijonte skena të atilla për vendin, vetëm për të diktuar një rezultat me dajak, gjë e turpshme, shumë e turpshme.”
Pyetje: Z. Berisha kur flisni për koalicion, deri tani PBDNJ, LSI , PS janë konfirmuar si parti parlamentare. Me cilat nga këto forca politike apo individë do të bejë koalicion PD ?
Partia Demokratike synon dhe kërkon koalicion me forca politike. PD u përmbahet rregullave. Natyrisht mirëpret kontributet, por kur flas për koalicion, flas për koalicion me forca politike, natyrisht unë nuk jam për një koalicion të gjerë. Koalicionet e gjëra kërkohen kur nuk ka mundëi për koalicione të tjera. Ky është rregulli i demokracisë !
Kërkohet koalicion i gjerë kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Ndërsa vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri dhe fare stabël, fare stabël.
Pyetje : Z. Berisha ngjarjet e djeshme risollën në kujtesë bllokimët që kanë ndodhur në proceset e kaluara zgjedhore. A po i prishim standardet edhe këtë herë?
Z. Berisha : Ngjarja e djeshme ishte tepër e shëmtuar. Ai ishtë standardi i Edi Ramës, nuk ishte standardi i kësaj mazhorance dhe i qeverisë. Natyrisht zgjedhjet janë në proces shumë faktorial, por mendoj se ngjarjet e djeshme dhe ngjarja e shëmtuar në Rrogozhinë, kur Andis Harasani përdori imunitetin për të sulmuar si kafshë me karrige të tjerët para kameras i regjistruar, do të shkojë në gjyq.
Nuk mund të sulmojë njeriun e ligjit në orën tre të natës. Një njeri të thjeshtë, të panjohur , një deputet shkon dhe e sulmon në atë mënyrë. Kam besim se drejtësia do të japë verdiktin e vet ndaj tij.
Ka patur raste të largimit të komisionerëve, qoftë socialistë dhe demokratë, absolutisht në shumicën e rasteve kanë qenë nga lodhja, sepse ishte një punë me shumë tension dhe lodhje . Nuk mund t’i fajësoj ishin dy netë pa gjumë. Përgjithësisht ka qenë një proces shumë i mire, me perjashtim të këtyre dy rasteve.
Dhe në Bushat dihet që famozi, përfaqësuesi i Ramës, e ka atë problem të fushatës. Ai është diku afër nga Trushi dhe don që të dalë vet në krye, por nuk e votoi as komuna e vet. As fshati i vet nuk e ka votuar, por s’ka asnjë rendësi për mua, pasi aty procesi po ecën normalisht dhe është mbyllur.
Pyetje: Z. Berisha, procesi i numërimit zgjati jashtë parashikimeve , a do të rishikohet kjo porcedurë në proceset e ardhshme?
Z. Berisha: Po, ajo që ishte e paparashikuar , pra kohëzgjatja e numërimit me kamera do të korrigjohet. Në zgjedhjet e tjera do të përcaktohen qendra më të shumta numërimi, jo 64 sa janë, por mund të përcaktohen 128.
Nuk do të hiqet dorë nga elektronika, është arritje e madhe . Fakti që këto qendra janë online është fantastike. Çdo votë zoti Rama mund të shkojë ta kontrollojë nga KQZ-ja. Mund të çojë të gjithë bashkinë e Tiranës të numërojë votat në KQZ, po të dojë çdo votë. Filmohen votat, por u filmua edhe Harasani, i cili i vërsulej si kafshë një njeriu në orën 3 të natës me karrige për t’i thyer kokën.
Pyetje : Z. Berisha a shpresoni të merrni të tjera mandate në këto zona ende të panumuruara ?
Z. Berisha : Absolutisht nuk kam për t’u shprehur as shpresoj dhe as nuk shpresoj , vetëm do të pranoj atë numërim për të cilin nuk kam asnjë aresye të dyshoj. Po pata dyshim edhe unë mund të dërgoj stafin tim në KQZ dhe të rrijë aty para kamerave dhe të numërojë . S’ka dyshim kjo. Është numërimi më transparent që është bërë në ndonjë vend ndonjeherë . Çfarë rezultati do të dalë do të them po.
...