Kosova dhe Maqedonia, linjë me Sarandën
SARANDE - Pushuesit maqedonas dhe ata kosovarë këtë sezon veror vijnë në Sarandë nëpërmjet një linje të rregullt transporti. Që prej 20 qershorit ka nisur nga puna linja e rregullt e transportit të udhëtarëve Kumanovë – Shkup – Sarandë. Ndërsa prej ditës së djeshme dhe ajo që lidh Prishtinën me Sarandën. Deri tani numri i furgonëve që kanë ardhur në qytetin bregdetar nëpërmjet kësaj linje ka shkuar në 30 të tillë, që mësohet të ketë sjellë në Sarandë një numër prej rreth 1 mijë turistësh sezonalë, por edhe ditorë, shpeshherë për fundjavë. Plot 57 agjenci turistike, nga Kumanova, Shkupi dhe Prishtina dhe dy të tilla nga Kosova sjellin në Sarandë pushues. Një numër hotelesh janë të lidhur me këto agjenci, nëpërmjet shqiptaro–maqedonasit, Nagip Jonuzi, i cili prej tre vjetësh ka hapur biznesin e vet në këtë qytet, duke vendosur dhe kontratat mes hoteleve të Sarandës. sh.d