E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të bjerë perdja e interkomedisë!

Serbia kundër Kosovës nuk përdori vetëm luftën e armatosur. Bota u tmerrua prej militarëve të neveritshëm sa që e cilësoi deri shtet nazist.

Serbia kundër Kosovës zbaton një politikë armiqësore. Zyrtarët më të 

lartë të saj i bien botës kryqetërthorë, për të penguar njohjen dhe përhapur 

pikëpamje të pavërteta mbi ecurinë e sigurtë të shtetit të ri.

Serbia kundër Kosovës iu drejtua gjyqit ndërkombëtar. Ajo pasi e kaloi çështjen në OKB, i dorëzoi Gjykatës së Hagës akuzën për shpallje të paligjshme të pavarësisë.

Por, Serbia ceku edhe një cak tjetër: ajo po luan komedi, për të goditur imazhin e Kosovës së pavarur, sipas synimit që, ndërsa lufta u humb, paslufta duhet kthyer në ndërtimin e barazisë së krimit. Skeçi serb është shndërruar në një interkomedi, domethënë në një ngjarje qesharake ndërkombëtare, sepse kohë pas kohe, për plot gjashë vjet, një fletëarresti e shtetit serb kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, vjetërohet, përtërihet e qarkullon nëpër shtete, si biletë për pjesëmarrje në shfaqje.

Vështirë të ketë njerëz që njohin politikën kundërshqiptare serbe dhe të besojnë se, prangat në duart e ish-kryeministrit Agim Çekut, janë për duart e tij. Beogradi e di që Gjeneral Agim Çeku nuk ka të bëjë me krimin, sepse po të ishte i atillë, ai nuk do të qe pranuar kurrësesi nga faktori perëndimor demokratik, të shërbente kryeministër i shteti të ri të Kosovës. Por politikës serbe, për të barazuar krimet e veta monstruoze, i duhen zyrtarë të lartë shqiptarë të arrestohen me fletëarrestet e saj, siç Gjykata e Hagës ndjek Mlladiç, i cili vërtitet i lirë dhe Serbia e mbron. Ajo e përhap fletëarrestin për Çekun, edhe nëpër shtete që e kanë njohur Republikën e Kosovës, enkas të qarkullojë pikëpamjen se shtetin e pavarur e qeverisin kriminelë.

Kjo, për shtetin e Kosovës, nuk përbën asgjë të papritur, pasi Serbia që preku fundin e 

së keqes kundër popullit fqinj, çfardo të bëj, është më pak se aq dhe forca dëmtuese mban gjallë urrejtjen ndaj krimeve që nuk harrohen. Por, me këtë interkomendi, Beogradi 

vë në pozitë të vështirë Interpolin, i cili vetëm me rastin Çeku është vënë në lojë katër herë: në Slloveni më 2003, në Hungari më 2004, në maj 2009 në Bolivi, dhe në qershor 2009 në Bullgari. Politika zyrtare serbe i ka zënë ngusht edhe shtetet njohëse të Kosovës, si fjala vjen Bolivinë e largët dhe Bullgarinë fqinjë, të cilat mbajtën qendrim ndaj Çekut, mbi bazën e fletarrestit serb dhënë Iterpolit. Beogradi, gjithashtu, shpërfillë organizma të rëndësishëm botëror dhe personalitete të politikës ndërkombatare, të cilët kanë qënë ftues të ish-kryeministrit Çeku dhe, sapo ai ka shkelur në shtetet ku janë organizuar veprimtaritë, është vënë nën arrest. Kjo është sjellje e shëmtuar e politikës serbe e cila, për fat të keq, diku - diku ende nuk lexohet si e tillë. Serbia shfaqet, hapur e padroje, se nuk tërhiqet para asgjëje për të dëmtuar Kosovën.

Pas njohjes, aq gjerësisht, të pavarësisë, Serbia vuan kundër shtetit të ri, i cili botërisht pranohet se është, ecën dhe ka krijuar stabilitetin e shumëkërkuar në Ballkan. Ajo që po ndodh e nuk duhet lejuar, është përfshirja e Interpolit dhe shteteve që Serbia mëton t’i përfshijë në skeçin e saj qesharak përpara syve të popullit të Kosovës.

Politika serbe, pasi kreu tragjedinë në Kosovë, po luan komedinë nëpër botë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›