Liceu Artistik aktivitet për Festat
Në kuadër të Festave të Nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit, Liceu Artistik në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizuan një koncert, ku mernin pjesë nxënësit më të mirë të kësaj shkolle. E konceptuar si një mbrëmje me karakter kombëtar përveç 12 numrave klasikë të përzgjedhur nga kompozitorët më të mirë me famë botërore, mbrëmja përfshinte dhe poema patriotike që u recituan nga vetë nxënësit e liceut.
Aktiviteti, i cili u mbështet nga Minsitria e Kulturës në kuadër të javës së Festave Kombëtare kishte për qëllim ngjalljen e vlerave kombëtare që nga krijimi i shtetit të parë shqiptar deri në ditët e sotme.