E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama premton bashkëpunim me mazhorancën

 Në mbledhjen e grupit të partisë së tij, Rama nënvizoi se programi bazë është plot vizion, ide dhe alternativa konkrete që do të shtjellohen me të gjithë njerëzit, në çdo qytet e fshat.

"Me to kemi risi organizative, mundësi për të hapur PS-në si një parti e çdo shqiptari që do të bëhet pjesë e ndryshimit të domosdoshëm. Propozimi ynë për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë dhe ilaçet ka ngjallur interes dhe ne do ta bëjmë atë realitet sapo të vijmë në qeveri", tha ai.

Rama foli edhe për debatin e tryezës së drejtësisë, duke theksuar se deputetët demokratë thanë një mesazh të shëmtuar për vendin. "Deputetët demokratë, përmes një deklarate të turpshme, fyese dhe penguese për procesin politik që duam të ndërtojmë për të mirën e vendit, dhanë dje një mesazh të shëmtuar. Megjithatë, ne do të vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë; do të vazhdojmë të shohim përpara, të jemi zëri dhe forca e së ardhmes, sepse vendit i duhet garancia e së ardhmes dhe statusi i kandidatit është prova e kësaj garancie", deklaroi Rama. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-31 14:39
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›