E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pret Dendias: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në kryeministri ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias.

Rama ndau në rrjetet sociale foto nga ky takim, ndërsa e konsideroi ministrin Dendias një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë.

“Faleminderit shumë, i dashur Nikos. Udhëtim të mbarë dhe të këndshëm për në shtëpi”, shkruan Rama në gjuhën greke.

Sipas medies, ministri Dendias do të vijojë axhendën e tij në Shqipëri ku do të takohet pasdite me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›