E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizat”, Fule: Shqipëria ka bërë progres

TIRANë- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule vlerësoi sot në Tiranë progresin e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave.
"Për liberalizimin e vizave ju keni lëvizur në drejtimin e duhur. Shqipëria ka bërë shumë progres kohët e fundit me vënien në jetë të Udhërrëfyesit", u shpreh Komisioneri i BE-së gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha.

Komisioneri Fule, i cili mbërriti pasditen e sotme në Tiranë për të takuar autoritetet më të larta të vendit lidhur me përparimin në procesin e integrimit, vlerësoi plotësimin e Pyetësorit të KE-së nga ana e qeverisë shqiptare.
"Plotësimi nga ana juaj e të gjitha pyetjeve të Pyetësorit është një fakt kuptimplotë për zhvillimin në këtë vend, e cila është një detyrë jo e lehtë", tha ai.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›