E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, sekuestrohen 2 kg heroinë, 2 në pranga

FIER- Dy persona kanë rënë në prangat e politicë pasi në makinën me të cilën udhëtonin u është gjetur 2 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë pasdites së sotme u finalizua me sukses operacioni i koduar "Dalja", ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve Rafael dhe Altjon Troka. Mësohet se arrestimi i tyre u bë në dalje të qytetit të Fierit

Gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin me targa VL 4248 C në të cilin udhëtonin të 2 të rinjtë u gjet dhe sekuestrua 2 kilogram lëndë narkotike e llojit "heroinë” e fshehur në sediljen e pasagjerit ndërsa transportohej nga Fieri në drejtim të qytetit të Vlorës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›