E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL: Tërheqja e PS nga hetimi, akt papërgjegjshmërie

TIRANë- Tërheqja e kërkesës së Partisë Socialiste për ngritjen e Komisionit Parlamentar mbi hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, është konsideruar si akt i rëndë papërgjegjshmërie nga ana e Partisë Lëvizja e Legalitetit. Sekretari Politik i kësaj partie, Shpëtim Axhami, në një konferencë për shtyp nga selia e verdhë deklaroi se PS është autorja de facto e Kodit Zgjedhor, dhe problemeve që e shoqëruan atë.

"Heqja dorë nga hetimi parlamentar dhe deklarimi i menjëhershëm i PS-së për kalimin në protesta që do të kërkojnë largimin e qeverisë është një akt kompromentues, që tregon se pushteti është qëllimi i vetëm i kësaj partie dhe çdo kërkesë e deritanishme për hetimin e zgjedhjeve ka qenë thjesht demagogji në funksion të këtij qëllimi", theksoi sekretari politik, Shpëtim Axhami.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›