Kriza, Rama mbledh aleatët: Protesta për të larguar Berishën
TIRANE- Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama me aleatet opozitarë për të analizuar krizën politike të krijuar në vend. Në mbledhje ishin të pranishëm kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi, ai i partisë Ligj e Drejtësi Spartak Ngjela, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, ai i G99 Erion Veliaj si dhe kreu i PDS-së Paskal Milo dhe Preç Zogaj.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, kreu i G99 bëri të ditur vendimin e opozitë për të vazhduar rrugën e protestave në pamundësi të gjetjes së një konsensusi me qeverinë për transparencën e zgjedhjeve. Ende nuk eshte eprcaktuar nje date e sakte per rinisjen e aksionit politik te opozites.
“Ajo që ndodhi të premten nuk ishte zgjidhje. Në pamundësi të një zgjidhje tjetër do takohemi me Berishën, diten e rrëzimit të tij. Kemi 2 mundësi, ose të ulim kokën ose të themi që nuk e pranojmë këtë sitil jetese” theksoi Veliaj.
Ngjela:Ti japim fund keqeverisjes
Kreu i partisë Ligj e Drejtësi Spartak Ngjela ka paralajmëruar një lëvizje të madhe popullore, sic tha ai për ti dhënë fund keqeverisjes.
“Populli duhet të marrë situatën në dorë. Kjo qeveri është një juntë në pushtet. Komisioni parlamentar hetimor ishte nje turp. PS beri të gjitha përpjekjet e mundëshme për arritjen e një kompromisi, tashmë fjala i kalon protestave”, theksoi Ngjela.
Kriza, Gjinushi: Fjala i mbetet popullit në protestë
Kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi deklaroi pas takimit me aleatët e PS se opozita është e vendosur në rivendosjen e votës së lirë duke theksuar se tashmë janë konsumuar të gjitha rrugët demokratike dhe fjala e fundit i mbetet popullit në protestë.
“Opozita është e vendosur në rivendsjen e votës së lirë. Tashmë është e qartë që kjo mazhorancë e rremë ka manipuluar zgjedhjet.
Tashme Ruzhida e faktet e tjera tregojnë qartë manipulimet me zgjedhjet. Opozita i konsumoi mjetet e saj demokratike dhe tashmë fjala i mbetet popullit në protestë për ti dhënë zgjidhje” theksoi Gjinushi.
Duke ju referuar seancës së fundit të Kuvendit dhe atë cfarë ndodhi të premten në sallën e legjislativit, kreu i PSD-së tha se Parlamenti është i uzurpuar dhe sipas tij nuk respekton as rregullat më minimale.
“Kemi një mazhorancë që dhunon jo vetëm të drejtat e opozitës por dhe dinjitetin e cdo deputeti të opozitës. Në Shqipëri nuk mund të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme me këtë qeveri” u shpreh Gjinushi.
(e.n/BalkanWeb)