E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta akuza Ramës: Politikë destruktive për vendin

TIRANE- “Tensioni politik në Shqipëri është një situatë krejtesisht artificiale”kështu deklaroi zv.kryeministri Ilir Meta gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.
Ndërsa konsideroi destruktive dhe të lidhur me interesa personale politikën e opozitës, numri dy i qeverisë përsëriti edhe njëherë bindjen e mazhorancës se hapja e kutive të votimit është një kërkesë që bie në kundërshtim me vendimet e gjykatave, mbi të cilat, sic tha ai qeveria nuk mund të dalë.

“Përderisa zoti Rama mendon se hapja e kutive nuk është në kundërshtim me gjykatën le ta kërkojnë atë në Gjykatën Kushtetuese. Kutitë nuk mund ti hapë as parlamenti askush tjetër. Kutite ose ti hapë Prokuroria , dhe nëse PS do që ti hapë parlamenti të marrin leje nga Kushtetuesja për hapjen e tyre” theksoi Meta.

Në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor vetëm me votat e mazhorancës, Meta tha se ky ishte një hap që duhet të ndërmerrej dhe ajo cka është e rëndësishme sipas tij , është shumica në komision i përket opozitës.
Ndërkaq zv.kryeministri deklaroi se qeveria mbetet e hapur për të bashkëpunuar me opozitën, por pa dalë mbi ligjet e vendit.

“Qeveria do të mbetet gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar me opozitën por kurrsesi nuk mundet të merret peng kredibiliteti i gjithë sistemit kushtetues të vendit, me një politikë krejtësisht destruktive që po ndjek kryetari i PS” u shpreh Meta.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›