Rama pret presidentin slloven
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Z.Edi Rama, ka pritur sot, ne diten e dyte te vizites se tij ne vendin tone, Presidentin e Republikes se Sllovenise, Z.Danilo Turk. Edi Rama i ka dhuruar kreut te shtetit slloven, ”Çelesin e Kryeqytetit”, nje shenje vleresimi qe Kryetari i Bashkise rezervon per njerez te shquar e vizitore te nderuar te Tiranes.Presidenti slloven, per te cilin ishte hera e pare qe vinte ne Shqiperi, shprehu kenaqesine e tij per viziten ne kryeqytetin shqiptar. Biseda mes Kryetarit te Bashkise Rama dhe presidentit Danilo Turk u perqendrua kryesisht ne eksperiencat qe ndajne dy vendet ballkanike. Kryetari i Bashkise e njohu presidentin slloven me ndryshimet pozitive dhe zhvillimin e kryeqytetit shqiptar gjate ketyre viteve si dhe per faktin qe Tirana tashme eshte nje metropol ne zhvillim dhe rritje te vazhdueshme, ne syte e te gjithe vizitoreve.Presidenti Danilo Turk ka patur sot edhe ditelindjen teksa mbushi 57 vjec, dhe kryebashkiaku i rezervoi nje surprize te kendshme, nje torte te madhe te pergatitur enkas per kete rast.