Zanier viziton Serbine
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, zhvillon diten e sotme nje vizite zyrtare ne Beograd. Gjate qendimit ne Beograd Zanier , ka parashikuar takime me presidentin e Serbise, Boris Tadic dhe me zyrtare te larte te vendit. Sipas mediave serbe, teme diskutimi do te jete çeshtja e zbatimit te gjashte pikave te Ban Ki Munit sa me shpejt te jete e mundur. Por UNMIK-u e hedh poshte kete teze. Zedhenesi per shtyp i misionit te OKB-se Rasell Greki, ka deklaruar se vizita e Zanierit ne Beograd, duhet pare ne kuader te pergatitjeve qe po ben kreu i UNMIK-ut per mbledhjen e radhes se Keshillit te Sigurimit kushtuar Kosoves, qe do te zhvillohet ne mars. Ai ka theksuar se plani gjashte pikesh nuk mund te implementohet pa pajtueshmerine e te dy paleve.