Topalli: Historia e Shqipërisë duhet të rishkruhet
Share
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ripërsëritur idenë se historia e Shqipërisë duhet të rishkruhet. Deklarata e Topallit është bërë gjatë inagurimit të godinës së ish të përndjekurve politikë.
Topalli ka thënë se historianët e vjetër nuk po gjejnë kurajon të kërkojnë falje për shtrembërimin e historisë, ndërsa ka thënë se tashmë ajo duhet të rishktuhet nga historianët e rinj.
Sipas Topallit, në sistemin e drejtësisë gjenden ende persona të cilët i kanë shërbyer regjimit të kaluar komunist.