E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha e alibive ka skaduar

27-12-2010 / Nga Lavdrim Lita

Në letrën e tij “personale” Babagjyshit të vitit të ri, Edi Rama i ka kërkuar një dhuratë jo të vogël: të dalë nga moçali ku është zhytur. Ky vit që po mbyllet për të kanë qenë si mbi një dunë rëre: as para dhe as prapa, porse gjithmonë e më poshtë. Ne diskutojmë prapë sot kutinë kur energjia duhesh kanalizuar e profilizuar për marrjen e Statusit kandidat dhe ngritjen e Gjykatës Administrative. Qeveria Berisha sa kish në dorë për gjatë një viti qeverisje realizoi liberalizimin vizave, edhe pse iu futën bastunë nën rrota: protesta, greva urie dhe bllokime rrugësh e bulevardesh. Të pafajshmit nuk e dinin se gjëja ishte  e pamundur dhe për këtë e bënë, shkruan filozofi britanik Bertrand Rusell.
Mandej kryetari i Partisë Socialiste ka kërkuar një kuti gjigante dhuratë për të kënaqur së paku unin personal sesa lirinë dhe demokracinë në këtë vend. Aq më e madhe të jetë kutia aq më shumë ngazëllehet. Është më shumë fakt sesa lajm metaforik që 2010 po mbyllet me rezultatin 1-0 për qeverinë Berisha. Një fitore minimale, ndonëse është një fitore që hap porta e kualifikimeve europiane, çka do të thotë ndeshje më të forta dhe emocione më të bukura. Të gjitha në high-definition, cilësi e lartë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Berisha ka zgjedhur një taktikë pritëse më shumë sesa goditëse. Dhe golin e fitores e kapi fill në kundër-sulm. Edhe pse minutat e fundit e ndeshjes së kupës së 2010 pati ca vështirësi. Shiu dhe terreni i papërshtatshëm zbehu disi golin e mrekullueshëm të Ministrit Basha: liberalizimin e vizave.
Sidoqoftë a mundet që ne t’i kundërvihemi këtij “ngërçi politik” që ka frenuar të ardhmen Europiane? Jo, por mund të bashkëjetojmë. Veçse duke e bërë të gjithë së bashku. Dhe të gjithë ne ka parasysh të gjithë ne. Ne dhe ata. Ata janë politikanët, klasa drejtuese. Të cilës për 2011 nuk i kërkojmë mrekullira, por më shumë dinjitet. Para së gjithash guxim për vendime që shpesh janë jo shumë popullore, që të favorizojë edukimin, kërkimin shkencor, kulturor dhe mjedisor, duke sakrifikuar sadopak gjithë të tjerat, sepse mbijetesa e species është e garantuar nga rritja morale e më të rinjtë. Dhe për këtë nevojitet një cunam moral për të larguar viktimizimin, egocentrizmin dhe alibitë e krijuara posaçërisht për të mbijetuar në tregun politik e publik.
Viti 2011 Z. Edvin Rama lideri i së majtës në koma është 99 vjetori i Pavarësisë dhe krijimi i dinjitetit të Shtetit shqiptar. Ju lutemi mos e shikoni 99 vjetorin si një mundësi për të bërë 99 prapësina, me 99-shat e tuaj. Keni shansit të dilnin nga kutia i veshur me një togë morale adekuate. Nëse do të isha në krye të PS-së do të dëgjoja zërin e qytetarëve dhe jo Zërin e Popullit. Nëse do të isha kryetar i PS-së do të kërkoja gjërat që bashkojnë dhe jo ato që ndajnë. Nëse do të isha opozitarë nuk do të bëjë propagandë nekro-politike. Do të isha politikisht korrekt. Do të kërkoja këshilla dhe sugjerime. Do të ndryshoja mendim. Mendim ndryshe. Nuk do të kisha siguri. Sepse siç filozofi Francis Bacon nëse nisesh me siguri në fund të rrugës do të mbërrish me pasiguri. Dhe pasiguria sjell gabime dhe telashe. Siguria e kutisë së vjedhur provoi me hapjen e kutisë së Shkodrës sesa e pasigurt është kauza.
Si do që te jetë nëse do të isha në qeveri do të kërkoja të kuptoja arsyet e tjetrit. Nëse do të isha në qeveri do të luftoja të pandershmit, kudo që ndodhen. Do të isha opozitari i parë i vetes time. Do të kërkoja arsyet e atij që s’më ka votuar. Nëse do të isha ne pushtet do të isha më shumë patriot. Do të isha nga ana e shqiptarëve.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›