E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i kërkon Xhufit të shkruajë një libër për Bahri Omarin



Kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, replikuan dje ashpër në lidhje me çështje të historisë. Pas fjalës në Kuvend, ku Xhufi tha se nuk pajtohet me ligjin e dosjeve, Berisha reagoi duke i thënë atij që të shkruajë një libër një Bahri Omarin dhe jo për tregtinë e leshit në Ballkan. Berisha i kërkoi atij që si historia të tregojë se si vdiq një burrë si Bahri Omari. “Zoti Xhufi kur del këtu si historian i leshit dhe jo i asaj që duhet të jesh, ndiej keqardhje. Ta them, se e meriton këtë, se ke dalë e na ke bërë historinë e tregtisë së leshit në Ballkan. Më mirë shkruaj një libër për Bahri Omarin, ki kurajon dhe shkruaje se ka vdekur si burrat. Ke parë ti historian në Parlament që të merret me tregtinë e leshit se ku e eksportonin shqiptarët. Jo, se po ta përdorësh keq foltoren, të kthehet në bumerang”, - deklaroi Berisha. Reagimi i Xhufit ishte i menjëhershëm. “Nuk qe nevoja të bëhesha dhëndër i Luan Omarit për ta respektuar dhe e respektoj për aq sa meriton të respektohet. Por Bahri Omari në një moment të caktuar të jetës ka bërë një gabim dhe u dënua në një mënyrë që nuk duhet të dënohej. Dhe unë për këtë jam i qetë zoti Kryeministër se ti nuk mund të jesh historian se historiani gjykon çdo gjë sipas kohës së vet. Nuk e gjykon i bardhë dhe i zi, sepse i ziu mund të ketë të bardhat e veta dhe i bardhi të zezat e veta. Kështu që qetësohuni. Po duhet të tregoj një histori paralele. Kam gjyshin tim që ka qenë avokat shteti, pra merrej me gjykimin e njerëzve të thjeshtë. Nuk e lidhte asgjë me komunizmin dhe një ditë të bukur një Halil Alia, që ti i ke ngritur bustin në Dibër sot, një kriminel që ka vrarë dhe patriotë, ai vrau Qamil Koçullin me dorën dhe tij, vrau dhe gjyshin tim. Për të gjitha duhet treguar drejt. Kështu që mos u ktheni te kjo çështje zoti Kryeministër. Nuk i trajtoni mirë ju këto”, - deklaroi Xhufi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›