Papa Benedikti i XVI, uron dhe në shqip besimtarët

Papa Benedikti i XVI
Vatikan, 25 Dhjetor, 14:50, NOA – Dhe besimtarët shqiptarë kanë marrë urimin e tyre në shqip nga Papa Benedikti XVI me rastin e Krishtlindjeve.
Pas meshës së përgjithshme të Krishtlindjeve doli në ballkonin e tij në Vatikan dhe uroi popujt e gjithë botës në gjuhët përkatëse për festën e Krishtlindjeve.
Papa nisi urimet në 64 gjuhë të ndryshme të botës, në të cilat si çdo vit u përfshi edhe urimi në gjuhën shqipe.
“Për shumë vjet Krishtlindjet”, iu drejtua popullit shqiptar, Papa Benedikti i XVI, ndërkohë që sheshi u përfshi nga pasthirrma gëzimi dhe duartrokitjesh.
Mijëra njerëz u mblodhën sot në Vatikan për të dëgjuar fjalimin, që u mbajt menjëherë pas meshës se Krishtlindjes.
NOA