E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama reagon ndaj Gjinushit: PS-ja, nuk mund të sillet si parti e vogël ndaj PD-së

Tryezë e partive opozitare

Aleatët e Partisë Socialiste gjithënjë e më shumë po rrisin presionin ndaj partisë më të madhe opozitare për të vendosur veton në reformën zgjedhore. Aleatët e vegjël të PS-së kërkojnë një sistem zgjedhor që të mos i penalizoi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Së fundmi, në një konferencë për shtyp kreu i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi e ka cilësuar reformën zgjedhore të po ndërmerret me konsensusin e PD-së dhe PS-së si pseudo-reformë.

Lidhur me këtë deklaratë ka ardhur reagimi i vetë kreut të opozitës. Edi Rama shkruan në profilin e tij në Tuiter se PS nuk mund të sillet si parti e vogël. Në një far mënyrë përgjigja legjitimon vullnetin e dy partive të mëdha që është për një sistem zgjedhor jo favorizues për partive e vogla.

Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi. Aleati ynë gabon që akuzon PS-në për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël, shkruan Rama. PS kërkon njëzëri me aleatet ndryshim në sistemin zgjedhor. Po kjo s’bëhet dot as pa konsensusin e palës tjetër, as duke akuzuar kot PS-në! /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›