E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita Ora: Jay-Z mendon se mund të jem një Rihanna

Rita Ora (foto Reuters)

Ajo po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e medieve për rrjedhojë edhe të njerëzve. Në një profil të shkruar në të përditshme britanike The Guardian, ajo cilësohet si Rihana e ardhshme.

Shumë njerëz punojnë shumë për tu bërë një popstar por për 21-vjeçaren kjo gjë ka ardhur në mënyrë natyrale, shkruan Tim Jonze në profilin kushtuar shqiptares me origjinë nga Kosova. Rita Ora një divë e ulur në divan, me gishta të lyer me ndriçues të zbukuruar me prerje 50 paundëshe.

Kënga e saj Hot Right Now realizuar në bashkëpunim me DJ Freshs ishte hiti numër një në Britani gjatë muaj shkurt. Tashmë ajo po punon për albumin e saj solo.

http://www.youtube.com/watch?v=N7OPZOBJZyI

Nuk mendoj se do të ketë një Rihana tjetër, thotë ajo. Por mendoj se (Jay Z) padyshim më sheh si dikush që mund të bëhet e madhe sa Rihana. Ajo është tani një superstar por ne në fillim e njohëm atë si një vajzë të vogël ishullore, dhe ata po kërkojnë të ripërsërisin suksesin, shprehet Rita Ora.

Ora shikon një ngjashmëri me Rihanën të dyja vijnë nga vende të panjohura, Barbados dhe Kosova, edhe pse familja e shqiptares u transferua në Londër kur ajo ishte fëmijë.

Ajo së fundmi ka nxjerr një këngë në bashkëpunim me Drake (RIP). /F.S/

http://www.youtube.com/watch?v=L1l9WST5lXM

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›