E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama refuzon apelin e SHBA-se per te votuar ne 6 gusht per heqjen e imunitetit

Kryesocialisti, Edi Rama, pas takimit prej rreth 1 ore që pati me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, është shprehur se opozita nuk do të pranojë ndryshime të pjesshme kushtetuese. Edhe pse mbështeti heqjen e imunitetit, Rama theksoi se forca politike që drejton kërkon një procesin ndryshimesh kushtetuese më të thellë, çka do të kapërcente afatin e 6 gushtit.
Heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë është një ndër kriteret që duhet të plotësojë vendi ynë në funksion të marrjes vjeshtën e këtij viti të statusit të vendit kandidat. Rama tha se PS nuk ka për qëllim në bëhet pengesë për procesin e integrimit.
Por, shtyrja përtej afateve dhe mungesa e votimit të heqjes së imunitetit, do të përbënte pengesën kryesore të afrimit akoma më shumë të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›