Arvizu Me 6 gusht deputetet te vendosin per te miren e vendit
Shtetet e Bashkuara e cilësojnë të rëndësishme votimin për heqjen e imunitetit, si një masë konkrete për luftën kundër korrupsionit. Ndaj si hap i parë prej SHBA-së kërkohet të votohet nisma në Kuvend, për të kaluar në një kohë të mëtejshme tek hapat e tjerë në forcimin e mëtejshëm të sistemit të drejtësisë. Një mesazh i tillë u përcoll nga ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i cili pas një takimi në selinë rozë me kryetarin Edi Rama shprehu qartë qëndrimin e institucionit që ai përfaqëson në Tiranën Zyrtare. Sipas tij, momentalisht duhet të votohet pro nismës për heqjen e imunitetit dhe më pas të trajtohet e të diskutohet mes palëve reforma në drejtësi. Në vlerësimin e ambasadorit amerikan debati mbi heqjen e imunitetit në Kuvend ka në themel draftet e EURALIUS dhe PACA. Ndaj, apeli i SHBA-së, sipas Arvizu është i qartë: në 6 gusht deputetët të vendosin për të mirën e vendit.