Berisha Rama mban peng imunitetin per shkak te kupoles ne parti
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi sot mbledhjen e tij të rradhës, takim i cili nisi me një minutë heshtje në nderim të figurës së poetit të madhe, Ali Podrimja.
Ishte Kryeministri, Sali Berisha ai i cili pas vlerësimeve për një figurë të tillë ftoi ftoi ligjvënësit demokratë që të nderojnë me një minutë heshjte për kujtimin e tij, si dhe ftoi shqiptarët të lexojnë dhe rilexojnë veprën e Podrimës, e cila është një vepër e pavdekshme.
Por kjo mbledhje nuk mund të mos përfshinte në axhendën e saj dhe kryeçështjen e debatit politik, heqjen e imunitetit. Kryeministri, Berisha përveç apelit të rardhës për opozitën parlamentare që të japë votën pro mendimeve të Kushtetutës në 6 gusht për këtë çështje, parashtroi dhe arsyet për të cilat Rama shfaqet bllokues përballë një nisme të tillë.
“Zoti Rama kushtëzon heqjen e imunitetit i cili do të lehtësonte çdo hap për luftën kundër korrupsionit, duke lehtësuar punën e drejtësisë. Zoti Rama e lidh pikërisht me pazaret me drejtësinë heqjen e imunitetit. Standardi i Ramës është sundimi i pakicës. Nëse të gjithë drejtuesit të zgjidhen ose të emërohen nga pakica, atëherë pse të mos jetë pakica që zgjedh qeverinë”, vuri në dukje Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë takim.
Sipas tij, kreu Rama mban peng imunitetin për shkak të kupolës në parti.
“Zoti Rama të lërë me një anë pazaret të heqë imunitetin. Opozita duhet të jetë promotor i kësaj, si në çdo vend të botës. Me imunitet mbron një kupolë prej katër vetësh në parti. Ligjet tona janë ligje demokratike, të cilat përputhen tërësisht me standartet ndërkombëtarë. E ftoj atë të amendojmë Kushtetutën për imunitetin. Garantoj qytetarët se lëshimi i që kemi bërë ne është bërë me qëllimin e vetëm që të bindim PS”, u shpreh kreu i mazhorancës, sa i takon heqjes së imunitetit.
Madje, në këtë kontekst, shefi i qeverisë risolli dhe njëherë tjetër në kujtesë seancën dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit, e cila dhe opinione të ndryshme në ndihmë të një procesit për mendimin e ligjit themeltar të shtetit.
“Seanca ishte një leksion i shkëlqyer doktrinar për imunitetin, natyrisht, ata zonja dhe zotëruinj që folën para jush nuk kanë tagrin politik për të kthyer pikëpamjet e tyre në ligje të vendit, por është detyrimi ynë që të pasqyrojmë ato dhe të votojmë në 6 gusht një akt madhor, që qytetarët e presin prej 10 vitesh, të cilin PD e ka mbështetur për vite me rradhë”, deklaroi kryeministri Berisha.