E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama refuzon ftesën e Topallit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka “refuzuar” ftesën zyrtare të Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, për të marrë pjesë si mysafir në seancën e djeshme. Lideri i opozitës, siç mësohet, e ka marrë këtë akt të kreut të legjislativit si një provokim politik, pasi socialistët në sallë përfaqësoheshin me grupin e tyre parlamentar, i cili ka paraqitur qëndrimin zyrtar të selisë rozë. Shkresa e Topallit ka mbërritur në zyrën e kreut të PS-së menjëherë pas vendimit të socialistëve për të thyer bojkotin dhe për të marrë pjesë në seancën e djeshme. Në lozhat e të ftuarve kanë qenë prezentë diplomatët më të rëndësishëm në Tiranë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›