E Diel, 1 Nëntor 2026

Ia lë në kujdestari, abuzon seksualisht me 14-vjeçaren

Denoncimi

Duhet të shkonte me patjetër në Shqipëri të shihte prindërit e saj, por merak të vetëm kishte vajzën që nuk mund ta linte dot vetëm. Për të qenë e qetë, ka vendosur t’ia besojë familjes fqinje, pa e menduar kurrë se do të ishte pikërisht fqinji që do të abuzonte seksualisht me të bijën. Rajoni i Mitilinit në Greqi është shokuar nga denoncimi i një 39-vjeçareje shqiptare, emigrante nga Jugu i vendit tonë, e cila jeton me vajzën 14 vjeçe dhe të shoqin e saj 41-vjeçar në një banesë në këtë qytet grek, ku për fqinj kishin një tjetër familje shqiptare. Në denoncimin e saj, ka treguar se vajza e saj kishte rënë pre e abuzimeve seksuale nga 37-vjeçari shqiptar. Nga hetimi doli se gjithçka ka nisur në muajin gusht të vitit që shkoi. 37-vjeçarja ka vendosur të niset për në Shqipëri për të takuar prindërit e saj. Bashkë me të shoqin ata kanë menduar që gjatë ditëve kur ajo do të mungonte, të bijën gjatë ditës, ta mbajë nën vëzhgim familja fqinje deri në orën 5 pasdite, kur i ati të kthehej nga puna. Dhe ashtu kanë bërë. Në mëngjes, kur babai dilte për në punë, e çonte të bijën te fqinjët e tyre, pa e ditur se po ia çonte në gojë ujkut. Me t’u kthyer nga Shqipëria, mamaja e të miturës, të parën gjë që bëri, ishte të takonte fqinjin me të shoqen dhe t’i falënderonte ata fort, për ndihmën që i dhanë duke mbajtur gjatë ditës të bijën. Por me t’u futur në shtëpi, 39-vjeçarja është shokuar kur ka arritur të kuptojë, disa muaj më vonë, se me të bijën diçka kishte ndodhur. E tmerruar ajo ka dëgjuar nga goja e të bijës, pohimin se fqinji i tyre e ngacmonte seksualisht. Pas denoncimit, 37-vjeçari është arrestuar dhe gjykata do të vlerësojë masën e sigurisë ndaj tij, kurse hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota, pasi ekspertiza e mjekëve nxori faktin se mbi të voglën ishte ushtruar ngacmim seksual, por pa elemente dhune.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›