Rama refuzon t'u përgjigjet pyetjeve të komisionit hetimor
“Prokuroria është një organ i pavarur dhe ajo i nënshtrohet vetëm ligjit”.
Kështu e ka nisur dëshminë e saj para komisionit hetimor parlamentar, kryeprokurorja Ina Rama, mbi ngjarjet e 21 Janarit, ndërsa është çuar në mënyrë demonstrative pasi ka lexuar fjalimin e saj dhe është larguar nga salla e Kuvendit.
Duke shtuar se hetimi rreth ngjarjeve të 21 Janarit është objekt i institucionit që ajo drejton, ajo tha se “i ka nisur hetimet për çështjen në fjalë dhe se e ka informuar komisionin hetimor rreth kësaj”.
E pas kësaj sentence, ajo është larguar nga salla e komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit.
Gjë që ka shkaktuar në fakt reagimin e anëtarëve të këtij komisioni, të cilët kanë pohuar se qëllimi i tij mbetet ai i zbardhjes së asaj ç’ka ka ndodhur në të vërtetë më 21 Janar. /abcnews/