E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyrja ne NATO, zbulohet axhenda festive e 5 prillit

Anetaresimi i Shqiperise ne NATO nuk do te kaloje pa zhvillimin e nje ceremoniali te denje per kete ngjarje historike nga ana e qeverise. Per kremtimin e anetaresimit eshte perzgjedhur data 5 prill, e cila perkon edhe me kthimin e delegacionit shqiptare nga samiti i Strasburg-Kelh-it. Prej ditesh ne kryeministri eshte ngritur nje grup pune i drejtuar nga zedhenesja e qeverise, njekohesisht ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i cili ka pergatitur ne detaje ceremonite, qe do te mbahen ne kryeqytet me rastin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Gjithcka pritet te filloje ne mesditen e dites se diel, kur delegacioni shqiptar prej afro 50 personalitetesh do te shkele Rinasin. Me dhjetera qytetare, studente dhe nxenes do te presin me buqeta me lule dhe nen nje atmosfere festive delegacionin, i cili perbehet nga kreret me te larte te shtetit shqiptare, si kryeministri Sali Berisha, Presidenti Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli etj. do te jene dhe perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane prezente. Pasditja e 5 prillit pritet te kete nuanca te theksuara festive dhe kryeministri Berisha do te marre pjese ne to, per te ndare me qytetaret gezimin per nje ngjarje te tille teper te rendesishme. Kryetari i qeverise, Berisha, pas organizimit te nje mbledhjeje te jashtezakonshme, posacerisht per kete rast, do te dale nga selia e Kryeministrise ne kembe, i shoqeruar nga tere kabineti qeveritar. Rreth ores 18.00 do te gjendet ne sheshin "Nene Tereza", ku do te festoje ne qendren e te rinjve qe do te krijohet me kete rast. Aty pritet qe kreu i qeverise te zbuloje stalacionin simbol qe eshte krijuar me rastin e kesaj ngjarje te shenuar per te gjithe kombin shqiptare, nje skulpture e punuar nga Najada Hamza dhe nje grup studentesh. Me pas kryeministri do ti kushtoje nje vemendje te vecante femijeve, te cilet te mbledhur ne ambientet e Akademise se Arteve do te ekspozojne pikturat, ku me ane te imagjinates se tyre do te pasqyrojne anetaresimin ne NATO. Ne oren 19.00 sheshi "Skenderbej" do te mbushet nga qytetare, te cilet do te marrin pjese ne koncertin madheshtor me kete rast, ku i ftuar special eshte grupi britanik UB 40. Po keshtu ne koncertin qe pritet te vazhdoje deri ne oret e para te mengjesit, do te performojne per kete ngjarje, artistet me te mire shqiptare dhe ata qe do te vijne nga Kosova dhe Maqedonia.

Organizuesit e ceremonialit jane kujdesur qe qytetaret pervec festimeve te marrin edhe informacionin e nevojshem per rendesine e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Ne sheshin "Skenderbej" prane ish-bustit te diktatorit Enver Hoxha, organizatoret kane menduar qe ne kuba dhe trekendesha te evidentojne te shkuaren edhe vlerat qe ndan NATO me te.

Axhenda e festimeve per daten 5 prill

Pritja e delegacionit shqiptar qe mori pjese ne ceremonine e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, me 4 prill permes nje ceremonie te vecante ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas.

Mbledhje e jashtezakonshme e qeverise per NATO-n. Me pas kabineti qeveritar nen drejtimin e Berishes, do te dale me kembe nga selia e kryeministrise drejt sheshit "Nene Tereza"

Festime me pranine e kryeministrit Berisha ne qendren e te rinjve ne sheshin "Nene Tereza"

Zbulimi i stalacionit simbol per anetaresimin e Shqiperise ne NATO ne sheshin me emrin e shenjtores

Ekspozite me pikturat e femijeve per kete rast ne Akademine e Arteve

Ora 17.00

Nisja e koncertit festiv ne sheshin "Skenderbej" me pjesemarrjen e grupit britanik UB40 dhe kengetaret me te njohur te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›