E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Danimarkes, Lala nje ndeshje larg rekordit

Kapiteni i kombetares sone, Altin Lala, pas ndeshjes se sotme me Danimarken do te jete shume prane rekordit, per sa i perket ndeshjeve te luajtura me perfaqesuesen tone. Ne Danimarke, mesfushori kuqezi do te luaje ndeshjen numer 72 ne karrieren e tij me kombetaren. Rekordin e mban ish-portieri i kombetares sone, Foto Strakosha, me 73 ndeshje. Lala aktivizohet prej nje dekade, ne Bundeslige, tek ekipi i Hanover '96 dhe synon te thyeje kete rekord, pervecse do te jete nje prej lojtareve kyc, per sfiden e sotme. Perballe Portugalise, ne 6 qershor, 33-vjecari do te barazoje Strakoshen dhe ne fund te eliminatoreve, ai pritet te jete lojtari qe ka luajtur me shume ndeshje me kombetaren. Humbja e pesuar nje jave me pare me Danimarken, e ka ulur optimizmin ne radhet e kombetares, por Lala, nje lojtar me eksperience dhe kapiteni i kuqezinjve, nga Danimarka premton nje ndeshjet tjeter. Ai, me Skelen dhe me Duron, do te jene boshti i mesfushes, nga ku do te varet edhe loja e kombetares ne kete sfide.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›